Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se nga 25 gushti do të ketë mbyllje totale në disa komuna të Kosovës, është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar rrejshëm se “nga data 25 gusht disa komuna në Kosovë do të kenë mbyllje totale si pasojë e rritjes së rasteve me virusin Korona”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtje. Lajmi është i vjetër, i publikuar më 8 shtator të vitit 2020 nga gazeta online “Sinjali.com”, ku tregon numrin e rasteve pozitive me COVID-19 të asaj dite.

Pra, pretendimi se nga data 25 gusht, disa komuna do të kenë mbyllje totale si pasojë e rritjes së numrit e të infektuarave me COVID-19, është i pavërtetë.

Teksti i artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

Nga data 25 Gusht këto janë komunat që do të mbyllen për 1 javë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 97 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga 23 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok. ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/08/14/nga-data-25-gusht-keto-jane-komunat-qe-do-te-mbyllen-per-1-jave/?fbclid=IwAR3IW3RHlw95ojhCQNKZeoOEOrjjM2DGeXvo9Pp1FPBssnFQOoTmzFhbw1c

I njëjti artikull i publikuar nga “newstoday74.com” është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si: “Në Kohë” dhe “Specialja”.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/194509572710277

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/355028359594918


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale (8 shtator 2020) nga portali “Sinjali.com”:

https://sinjali.com/te-infektuarit-me-covid-19-jane-nga-keto-23-komuna/?fbclid=IwAR1FrOZG98RFln1GlOgqUwddBGONHPDQIB1XXYLuZp-c76LFgyF3D10iFCI


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër të marrë nga “sinjali.com”, ku tregohej për numrin e të infektuarve me COVID-19 të datës 8 shtator 2020.

Këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titulli i rremë, përmes së cilit pretendohet se “nga data 25 Gusht këto janë komunat që do të mbyllen për 1 javë”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere