Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull me përmbajtje të pakonfirmuar për posterin e LVV-së në Prizren

HIBRID

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte postuar një fotografi me posterin elektoral, ku shihet i kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në të njëjtin poster ishte emri i kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës.

Nurellari në këtë postim kishte shkruar:

“Vetëvendosja ka turp që të nxjerrë në postera fytyrat e kandidatëve të saj për shkak të skandaleve, dështimeve apo mashtrimeve të panumërta që ata kanë pasur.  Prandaj në vend të kandidatëve për kryetar komune vendos fotografinë e udhëheqësit duke instrumentalizuar për qëllime elektorale magjepsjen e rreme që ka krijuar ‘kulti i individit’ që është ndërtuar për të”.

Këtë pretendim të Nurellarit e kanë publikuar edhe disa media online në Kosovë, të cilat nuk e kanë verifikuar lajmin, por e kanë publikuar si të mirëqenë.

Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” dhe rrjeteve sociale, ka gjetur fotografinë e posterit të kompletuar, ku bashkë me Kurtin në fotografi është edhe Haskuka, ndonëse në media ka qarkulluar fotografia e prerë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton të manipulojë qytetarët.

Postimi i Adri Nurellarit në profilin e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/adri.nurellari/posts/10159391063101830


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në disa media online në Kosovë, me pretendimin e Nurellarit:

https://ekonomiaonline.com/politike/ne-posteret-e-vv-se-ne-prizren-ne-vend-te-haskukes-pozon-albin-kurti-foto/
https://ballkani.info/ne-posteret-e-vv-se-ne-prizren-ne-vend-te-haskukes-pozon-albin-kurti-foto/

Hibrid.info ka gjetur fotografinë origjinale, ku shihet se në poster janë Mytaher Haskuka së bashku me kryeministrin Kurti.

No description available.

Analiza:

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet portreti i Albin Kurtit në një poster në Prizren, dhe në të njëjtin paraqitet emri i kandidatit të LVV-së për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Pretendimin e Nurellarit e kanë publikuar edhe disa media online, duke mos e verifikuar lajmin.

Pas hulumtimit nga hibrid.info është konstatuar se bashkë me Kurtin në fotografi është edhe Haskuka, ndonëse Nurellari dhe disa media e kanë publikuar fotografinë e prerë.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere