[email protected]
Vuçiq nuk ka komentuar cicërimën e Buzhalës
shape
shape
shape

Është publikuar në profile e llogari të ndryshme në media sociale një foto-material në të cilën pretendohet rrejshëm se, një cicërimë (tweet) e gazetarit Berat Buzhala, është shpërndarë në Twitter nga Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.

Megjithatë është vërtetuar se fotografia është një montim dhe, si e tillë, përmban një pretendim të rremë.


Vegëzat nga postimet e publikuara në facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0uNd1fWBxnnbE1EtaNdeBrWEKwrLM67KVvFxzTe5FRZTSanwSsmAmVMehkCw1aoGal&id=100000793770795

https://www.facebook.com/kamarierat.ambasador/posts/pfbid02qLFnhMdT5XXAq9FBGbqSEuvnQUcBgytFRV99ZQkGEVC65maiBy1CnMZmTVUXuzdFl


Në përmbajtje të kësaj fotografie pretendohet të paraqitet një shpërndarje me koment (retweet) të një cicërime të Berat Buzhalës, gazetar dhe themelues i mediumit kosovar “Nacionale”, nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në cicërimën e Buzhalës shihet të ketë një përmbajtje (anglisht) rreth një opinionit të tij për sfidat që, siç i përshkruan, “i kanë gazetarët që nuk pajtohen me pushtetin për zhvillimet e fundit në veri”. 

Pjesë nga cicërima e Berat Buzhalës në llogarinë e tij në Twitter të përkthyera në shqip:

Është vërtet një situatë sfiduese për ne gazetarët e Kosovës që nuk pajtohemi me qasjen e qeverisë Kurti, veçanërisht në lidhje me pjesën veriore të Kosovës. Ne besojmë fuqishëm se Kurti po merr disa vendime të gabuara, veçanërisht duke u kthyer kundër gjithë komunitetit ndërkombëtar që e mbështet Kosovën, duke përfshirë edhe aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara. Ne i kemi paralajmëruar njerëzit për pasojat e mundshme të këtyre veprimeve.


Përkundër hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë publikuesin autentik të këtij fotomontazhi.

Megjithatë, ky foto-material me të njëjtin pretendim është publikuar si i vërtetë nga mediumi “botasot.info”, por që më pas artikulli është larguar nga ueb-faqja e mediumit (shih këtu).


Ndërsa hibrid.info e ka gjet artikullin e njëjtë të publikuar edhe në mediumin “dtvmedia.tv” (shih këtu).


Por, vërtetësia e këtij materiali u kontestua edhe nga vet personi i përfolur në të. Vet gazetari Berat Buzhala, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e cilësoi fotografinë si “fake” (rreme). (shih reagimin e Buzhalës (këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit ka verifikuar se në llogarinë e presidentit serb në Twitter, nuk shfaqet asnjë  shpërndarje e postimit të gazetarit Buzhala. (këtu)


Në fakt, nga ajo që është gjet nga hibrid.info, lë të kuptohet se autori i këtij foto-montazhi ka përdorur një shpërndarje me koment (retweet) që Richard Grenell, i deleguari i ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi i kishte bërë një postimi të Buzhalës (shih retweet-in e Grenell-it). Kjo ishte përdorur nga autori i këtij foto-materiale, për të krijuar një pretendim që të duket se komentimi i është bërë nga presidenti serb Vuçiq.

Edhe reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) në Facebook, vërteton se gazetari Berat Buzhala është bërë cak i foto-montazheve. (shih publikimin nga AGK (këtu).


Analiza:

Në një fotografi të publikuar në media sociale, pretendohet se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka shpërndarë në Twitter, tweet-in gazetarit Berat Buzhala, drejtues i mediumit “Nacionale.com”.

Por që ky pretendim është hedhur poshtë si foto-montazh. Postimi në fakt është shpërndarë nga ish-ambasadori Richard Grenell dhe jo Vuçiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others