[email protected]
Interpretim i paverifikuar i përqindjes së përmbajtjeve keqinformuese rreth veriut
shape
shape
shape

Avni Zogiani, zëvendësministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një interpretim të raportit vjetor të çrregullimit informativ në Kosovë të publikuar nga hibrid.info.

Zogiani, duke u bazuar në disa raportime të gabuara të mediave se për veriun keqinformuan 58% e medieve në gjuhën shqipe, në statusin e tij bërë një përshkrim të gabuar duke pretenduar se “58% e raportimeve rreth veriut në gjuhen shqipe kanë qenë fake news ose keqinformim”.

Në raportin e hibrid.info thuhet se 58% e keqinformimeve për veriun janë publikuar nga publikues në gjuhën shqipe (e jo vetëm media), 39% nga ato në gjuhën serbe.

Vegëza e postimit të Avni Zogianin në Facebook:

https://www.facebook.com/azogiani/posts/pfbid0BbPMtnxJmfaid4QdbG93Fj4tTyyBuuS3DhPrySUbp8P9evLgNJ6fPkDYQGz5RYE3l?__cft__[0]=AZW7iDTpq82uSuJzjiaQ1QKGJGmFuFSX3f7T_vH7lfej8OAu3dfw-KLePl2unH_zDhEvwIqxWR3bP0HODU8XgIIvg0-kUqeC88lT1uBm8O-EX0rUCsNkON6Ys7fdQVwZZ6ZztMSFrwRuG08R6qLQeyAElDohNalbVAdy9b-mUAltkg&__tn__=%2CO%2CP-R

Përmbajtja e postimit të publikuar nga Avni Zogiani:

Ky hulumtim i Hibrid, ka relevancë më të madhe sesa të gjitha përgjimet bashkë të publikuara në Kosovë! Asnjë debat mbi ktë në studiot televizive, perveç një interviste në Interaktiv!

58% e raportimeve rreth veriut në gjuhen shqipe kanë qenë fake news ose keqinformim 39% e atyre në gjuhën serbe e kanë bërë të njëjten!


Përpos interpretimit të gabuar në media rreth raportit të hibrid.info, Zogiani e bënë edhe një tjetër keqinterpretim, duke pretenduar se 58% e raportimeve rreth veriut në gjuhën shqipe kanë qenë fake news ose keqinformim.

Sa i përket keqinterpretimit të mediave, hibrid.info dje (19 korrik) ka publikuar një sqarim duke e bërë të ditur se 58%-shi nënkupton publikuesit ku hyjnë mediat, mediat sociale dhe portalet e dyshimta në gjuhën shqipe, dhe jo vetëm mediat. (këtu)

Teksa, interpretimi i Zogianit nuk qëndron për faktin se 58%-shi nuk përfshinë vetëm raportime të mediave, por përfshinë edhe përmbajtje në llogari të ndryshme në mediat sociale (Facebook, Tiktok etj), si dhe publikime të ndryshme në portale të dyshimta që nuk janë të regjistruara si entitete dhe nuk kanë impressum.

Megjithatë, Zogiani e bënë edhe një tjetër koment përmes një interpretimi të gabuar. Ai i referohet keqinformimit nga publikuesit në gjuhën shqipe si lajm i rremë apo, siç e shkruan ai në anglisht, “fake news”.

Sipas metodologjisë për kontroll të fakteve nga hibrid.info që është e bazuar në teoritë e fundit për trajtimin e çrregullimit informativ, lajmi i rremë apo “fake news” është vetëm njëra nga kategoritë e keqinformimit (shih metodologjinë e hibrid.info këtu). Në fakt, sipas raportit “Prapa Ekraneve” në të cilin bazohet Zogiani, ngjarjet rreth veriut janë cilësuar më së shumti si dezinformatë dhe përmbajtje e paverifikuar (shih analizat në raportin “Prapa Ekraneve”)


Analiza:

Zogiani pretendon se “58% e raportimeve rreth veriut në gjuhen shqipe kanë qenë fake news ose keqinformim”, duke u bazuar në keqinterpretimin nga disa media të raportit vjetor të çrregullimit informativ të publikuar në hibrid.info.

Në raportin e hibrid.info në 58% nuk përshihen vetëm raportimet në media, por edhe përmbajtjet e ndryshme në mediat sociale, si dhe publikimet në portalet e dyshimta. Gjithashtu edhe tendenca e Zogiani për t’i quajtur ato si lajme të rreme është e pasaktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others