Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Taktikat e Kinës për dezinformim botëror rreth vaksinave

HIBRID

Përgjigja e Kinës ndaj shpërthimit Covid-19 është shqyrtuar që kur virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan.

Si përgjigje, Pekini është përpjekur të marrë më shumë kontroll mbi atë që thuhet në lidhje me rolin e tij në pandemi – ndonjëherë me taktika të diskutueshme.

Radio britanike “Radio 4” dhe monitoruesja nga BBC – Krassi Twigg –  kanë trajtuar disa ngjarje që ndërlidhen me eksperimentin e Pekinit me dezinformimin global.

Kina disa herë ka dashur të bind botën se kanë arritur të mbajnë nën kontroll shpërndarjen e Koronës. Përveç kësaj, autoritetet e Pekinit kanë mohuar se virusi ka prejardhje nga qyteti kinez – Wuhan, si dhe kanë bërë përpjekje që t’i paraqesin vaksinat perëndimore si të pasuksesshme dhe të dëmshme.

Mediat shtetërore kineze kanë publikuar disa artikuj me pretendime se njerëzit që kanë marr vaksinat “Pfizer”, kanë gjetur vdekjen.

Hanah Baily nga “Oxford Internet Isntitue” thotë se “kanë hasur një ndikim të lartë te audienca ndërkombëtare, të shkaktuar nga lajmet e prodhuara nga mediat kineze, lidhur me nxitjen e hezitimeve për vaksinat e prodhuara nga shtetet perëndimore”. Baily shton se ndikimi i këtyre pretendimeve ka efekt, pasi që sipas saj, ato i forcojnë disa dyshime të cilat tashmë ekzistojnë.

Dezinformatat nga Kina vijnë që nga koha kur COVID-19 shpërtheu në Kinë. Një raport i mediumit shtetëror kinez “CGTN”, pretendon se virusi nuk lindi në Kinë, por u shpërnda nga ushtria amerikane, gjatë një parade ndërkombëtare të ushtrive, të organizuar në Kinë, në nëntor të vitit 2019.

Gjithashtu, në bazë të raporteve të shumta nga institute perëndimore, është parë tendenca e autoriteteve kineze që të financojnë shumë në propagandë jashtë vendit, përmes transmetimit të lajmeve në gjuhë të ndryshme, por edhe përmes projektit të quajtur “Diplomatët ujqër”, të cilët shpërndajnë pandërprerë propagandë në dobi të Kinës, në një audiencë të gjerë botërore.

(Artikulli i plotë në anglisht mund ta shikoni në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere