Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vaksinat kundër COVID-19 nuk përmbajnë përbërës të fetusit të abortuar

HIBRID

Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërndarë postime në internet që pretendojnë se vaksinat COVID-19 përmbajnë qeliza të fetusit të abortuar njerëzor, triton X-100, timerosal dhe alumin. Ky pretendim është i rremë.

Në këtë postim të shpërndarë thuhet: “Slogani i ri i CDC është # VaksinohuniMe Besim. Qelizat MRC-5 janë fetus mashkullor i abortuar; WI-38 janë femra. TritionX-100 është një detergjent që përdoret në spermicid. Timerosal është merkur 49.5%. Alumini është një neurotoksinë. Shikoni këtu përbërësit e tjerë të vaksinës: cdc.gov/vaccines/pubs/… (pamja nga lidhja jo e plotë)”.

Në një artikull me kontroll të fakteve (fact-checking) të Reuters-it, janë paraqitur pretendimet e rreme të bëra përmes këtij postimi, si dhe denoncimi i tyre, përmes disa fakteve tashmë të njohura.

Në Shtetet e Bashkuara vaksinat COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe Moderna COVID-19 kanë autorizim të përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SHBA-së, por ato nuk janë ende të aprovuara plotësisht nga FDA. Në kohën e botimit të këtij postimi dyshues, në Shkurt 2021, nuk kishte asnjë vaksinë të aprovuar plotësisht nga FDA COVID-19.

Vaksina PFIZER-BIONTECH COVID-19

Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19 administrohet në muskul në dy doza, me tre javë larg (këtu).

Një fletë faktesh në faqen e internetit të FDA-së këtu zbulon përbërësit në vaksinë. Ai përfshin ARN, lipide, klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, klorur natriumi, dihidrat fosfat natriumi dibazik dhe sakarozë.

Ai nuk rendit qelizat e fetusit të abortuara mashkullorë njerëzorë, triton X-100, timerosal ose alumin në përbërësit e tij.

Vaksina MODERNA COVID-19

Vaksina Moderna COVID-19 injektohet në muskul në dy doza, me një muaj distancë kohore (këtu).

Një fletë faktesh në faqen e internetit të FDA-së këtu zbulohen përbërësit në vaksinë. Aty përfshihen ARN, lipide, kolesterol, 1,2-distearoyl-sn-glicero-3-fosfokolinë, trometaminë, klorhidrat trometaminë, acid acetik, acetat natriumi dhe sakarozë.

Si rrjedhojë, në këtë listë të përbërësve nuk paraqiten qelizat e fetusit të abortuara mashkullorë njerëzorë, triton X-100, timerosal ose alumin siç pretendohet në postimin e sipërpërmendur të shpërndarë në rrjete sociale.

Artikullin e ndërtuar nga kontrolli i fakteve nga Reuters në anglisht mund ta lexoni në vegëzen në vazhdim: https://www.reuters.com/article/uk-factcheck-covid-vaccine-ingredients/fact-check-covid-19-vaccines-do-not-contain-the-ingredients-listed-in-these-posts-idUSKBN2AQ2SW

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere