Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Tekst që përmban këshilla të pa verifikuara

HIBRID

Një artikull me titull “Ushqime dhe pije “të këqija” që mund t’i konsumoni sa të doni” është publikuar në portalin Arbresh.info.

Në këtë artikull pretendohet të paraqiten disa këshilla rreth ushqimeve dhe pijeve që konsiderohen si të këqija për shëndetin, por të cilat mund të konsumohen pa merak. Pavarësisht kësaj, këtij teksti i mungon burimi i informacionit, pra nuk dihet se nga cili hulumtim është marrë.

Gjithashtu, në përmbajtje të artikullit pretendohet se këto këshilla janë marrë nga disa nutricistë, por pa referenca të qarta.

Pjesë nga teksti origjinal i publikuar nga Arbresh.info:

Aspak për t’u habitur sipas nutricistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor.

Pirja e whiskeyt mund të luftojë kancerin

Hani çokollatë të zezë një herë në ditë

Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës

Birra ju mbron nga diabeti

Vegëza e artikullit të botuar në Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/shendetesi/ushqime-dhe-pije-te-keqija-qe-mund-ti-konsumoni-sa-te-doni/


Analiza:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, të mirat e ushqimeve dhe pijeve të ‘këqija’ që paraqiten në tekst, nuk janë të verifikuara. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere