Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Avokati serb Stojkoviq nuk është shprehur decitivisht “kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit”

HIBRID

Mediumi online në gjuhën shqipe “euronews.al” ka publikuar një artikull me pretendimin në titull se avokati serb Cedomir Stojkoviq është shprehur: “S’më intereson. Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit”.

Pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit të publikuar, është gjetur se deklarata nuk nënkupton decitivisht që Stojkoviq ka deklaruar se ka të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “euronews.al”:

https://euronews.al/sme-intereson-avokati-serb-kam-te-drejte-te-nderoj-familjen-e-adem-jasharit/


Artikulli u bazua në deklaratën që Stojkoviq kishte dhënë në një emision të mediumit të përmendur më lartë, ku u shpreh se “Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Binladenit, ose mbi  varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”.


Stokojviq ishte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, në cilësinë e avokatit të politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah në Serbi një ditë pas publikimit të videos duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari, në Prekaz. (shiko këtu)

Ndërsa referimi si avokat i politikanit serb Nikola Sanduloviq bazohet në raportimet nga mediat vendore dhe ato serbe ku Stojkoviq cilësohet si avokat i Sanduloviqit. (shiko këtu dhe këtu)


Analiza:

Një medium në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me pretendimin në titull se avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, është shprehur: “S’më intereson. Kam të drejtë të nderoj familjen e Adem Jasharit”.

Por, pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit të publikuar nga hibrid.info, është gjetur se deklarata nuk nënkupton decitivisht që Stojkoviq ka dhënë një deklaratë të tillë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e cilëson këtë artikull si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere