Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Sputnik pretendon pa fakte se Rama përmes Cakajt po ndërhynë në politikën kosovare

HIBRID

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik”, më 2 janar ka publikuar një artikull, ku përmes titullit pretendohet rrejshëm se “Tirana zyrtare po shtynë njeriun e vet në Qeverinë e Kosovës”, duke aluduar në ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn.

Titulli i këtij artikulli nuk është bazuar në asnjë burim institucional të Shqipërisë, por vetëm në disa pohime të dy analistëve, Demo Berishës, drejtor i shoqatës “Amëza e Shqiptarëve” në Novi Sad dhe politologut serb, Dragan Xhukanoviq. Pra, ajo që pretendohet në versionin serbisht të kësaj agjencie ruse të lajmeve, nuk është e bazuar nga asnjë zyrtar apo institucion relevant nga Tirana, por vetëm nga supozimet e analistëve.

Pjesë të artikullit të publikuar në Sputnik, të përkthyera në shqip:

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “kthen” Gent Cakajn në Kosovë, i cili shërbeu si ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Shqipërisë, dhe siç u njoftua nga ish partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ai ka shumë të ngjarë të bashkohet me partinë e tyre në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Sputnik:

https://rs-lat.sputniknews.com/politika/202101021124255812-grubo-mesanje-tirana-gura-svog-coveka-u-novu-kosovsku-vladu–imace-vazan-zadatak-/


Mënyra e “përfshirjes së Cakaj” në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, sipas këtij artikulli, do të bëhet duke e anëtarësuar atë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila më pas do të hyjë në koalicion qeverisës. Ky pretendim është bazuar vetëm në analizën e Demo Berishës, i cili ka thënë se:

“Beson që Cakaj dhe Edi Rama janë të afërt me PDK-në. Cakaj është ai që duhet të jetë ura midis Kosovës dhe Shqipërisë në politikën e jashtme, njeriu i Ramës brenda Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Politika e jashtme e Kosovës është hallka më e dobët dhe do të ishte logjike që ata të zgjedhin Cakajn”.


Spekulimet për kalimin e Cakajt në PDK, që janë bërë edhe në disa media të Kosovës, janë demantuar nga vet ai në një prononcim për “indeksonline.net”.

“Siç edhe e kam thënë, vendimi im në Qeverinë e Shqipërisë është i parevokueshëm. Spekulimet se do të aderojë në ndonjë parti politike në Kosovë, nuk janë të vërteta. Kaq mund të themi aktualisht”, ka thënë Cakaj.

Vegëza e reagimit të Gent Cakajt në indeksonline:

https://indeksonline.net/gent-cakaj-flet-per-indeksonline-nuk-do-bashkohem-me-asnje-parti-politike-ne-kosove/



Analiza:

Seksioni i Sputnik-ut në serbisht, në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara të hibrid.info, rezulton se ka shpërndarë një dezinformatë me anë të publikimit të artikullit në fjalë. Ky artikull pretendon pa fakte se Gent Cakaj do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, si anëtar i PDK-së. Gjithë këtë pretendim Sputnik e bazon vetëm në opinionet e disa analistëve, por jo edhe nga qarqet zyrtare të apostrofuara. Për më shumë, në këtë artikull Cakajn e quajnë si njeri të kryeministrit Edi Rama në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por pa e bazuar në ndonjë fakt.

Për këtë arsye, bazuar në metodologjinë e hibrid.info, ky artikull i Sputnik-ut në gjuhën serbe, kategorizohet si “Dezinformatë”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere