Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq pretendon pa fakte e argumente se qytetari serb në veri u plagos nga policët e Kosovës

HIBRID

Drejtori i “Zyrës për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për të plagosurin serb në veri të vendit, gjatë tensioneve që u krijuan nga grupe të komunitetit serb në veri të Mitrovicës me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, më 13 tetor.

Petkoviq gjatë paraqitje për mediat në gjuhën serbe ka pretenduar pa asnjë fakt se qytetari i Kosovës nga pjesa veriore, Sreqko Sofronijeviq, u plagos në prag të shtëpisë së tij për shkak të, siç tha, emrit dhe mbiemrit të tij, duke shtuar se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e lojës së ndyrë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Sreqko Sofronijeviq u plagos në pragun e shtëpisë së tij për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij. Ai është një trim që mund të ishte vrarë për shkak të lojës së ndyrë të Albin Kurtit. Vepra për shkak të së cilës ai mund të ishte vrarë është një akt heroizmi ”, thotë Petkoviq për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”.

Megjithatë, këtë pretendim, Petkoviq nuk e argumenton me asnjë fakt, pasi që ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë që argumenton se qytetari serb është plagosur nga Policia e Kosovës, siç është raportuar edhe më herët nga disa media serbe.

Pjesë nga deklarata e Petkoviqit dhënë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Petkoviq: Sofronijeviq është një njeri trim, ai mund të ishte vrarë për shkak të lojës së ndyrë të Albin Kurtit

Petkoviq tha se Sofronijeviq u plagos në pragun e shtëpisë së tij vetëm sepse ishte serb. “Srećko Sofronijević u plagos në pragun e shtëpisë së tij për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij. Ai është një trim që mund të ishte vrarë për shkak të lojës së ndyrë të Albin Kurtit. Vepra për shkak të së cilës ai mund të ishte vrarë është një akt heroizmi ”, thotë Petkoviq. Ai deklaroi se Sofronijeviq është burri nikoqir, se nuk i vjen keq që u plagos, por se është e vështirë për të që nuk është me familjen e tij tani.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/petkovic-sofronijevic-je-hrabar-covek-mogao-je-da-nastrada-zbog-prljave-igre-aljbina?fbclid=IwAR23OqlD4jqu7mesq7x_0TDfEc5PkWvbHWYo3_9YrSKacTk_BgW6m26aW5c

Pavarësisht pretendimit të bërë pa fakte nga Petkoviq rreth plagosjes së qytetarit serb, deri tani ende nuk ka asgjë zyrtare rreth këtij rasti

Gjithashtu, edhe në komunikatën e lëshuar për media nga Policia e Kosovës me datën 13 tetor, nuk thuhet se gjatë këtij aksioni është shtënë me armë zjarri ndaj ndonjë personi. (Shiko këtu)

Hibrid info ka trajtuar gjatë kësaj kohe artikuj të tillë që përmbanin pretendime të ngjashme. (Shiko këtu dhe këtu)


Analiza:

Petkoviq ka pretenduar pa asnjë argument se qytetari serb Sreqko Sofronijeviq në aksionin e 13 tetorit është plagosur në pragun e shtëpisë së tij vetëm, siç është shprehur, shkaku i emrit dhe mbiemrit të tij, duke shtuar se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e lojës së ndyrë të Albin Kurtit.

Mirëpo ky pretendim i Petkoviqit nuk është argumentuar me asnjë fakt.

Duhet ditur se deri tani nuk ka asgjë zyrtare rreth plagosjes së qytetarit serb, ndërsa edhe në komunikatën e lëshuar me 13 tetor nga Policia e Kosovës, nuk përmendet se gjatë këtij aksioni është shtënë ndaj ndonjë personi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere