Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Thirrja për bartje të maskës është vetëm për në ambiente të mbyllura

FATBARDH DEMA

Portali “Arbresh.info” ka publikuar dje (11 janar) një artikull me titull “IKSHPK bën thirrje për bartje të maskës”. (shih këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se autori, në këtë artikull ka vënë titull jo sqarues.

Në përmbajtje qartësohet lajmi, ku thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë thirrje për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura si masë parandaluese e Covid-19.

Titulli lë të kuptohet se IKSHPK-së ka bërë thirrje për bartje të maskës në të gjitha hapësirat publike. Pra, nuk sqarohet se kjo thirrje është bërë vetëm për ambientet e mbyllura.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Arbresh.info”:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për bartjen e maskës në ambiene të mbyllura si dhe të bëhet vaksinimi.

Sipas tyre pandemia ende nuk ka mbaruar, pasi që fillim viti ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht nuk kanë regjistruar asnjë rast fatal


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Arbresh.info”:


IKSHPK, dje (11 janar), ka njoftuar se në këtë fillim-viti ka pasur rritje të rasteve të reja me COVID në Kosovë, por sipas këtij institucioni, fatmirësisht nuk ka të regjistruar asnjë rast fatal. Megjithatë, bëhet thirrje për vaksinim dhe bartje të maskës në ambientet e mbyllura.

“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të  vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e IKSHPK-së. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Arbresh.info” ka publikuar njoftimin e IKSHPK-së, e cila ka bërë thirrje te qytetarët që të bartin maska si masë anti-Covid në ambientet e mbyllura.

Mirëpo, në titull nuk sqarohet se kjo thirrje e IKSHPK-së për bartje të maskës ka të bëjë vetëm me ambientet e mbyllura, duke lënë vend për keqinformim të lexuesit, se maska duhet të mbahet edhe në hapësira publike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere