Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video e vitit 2021 paraqitet rrejshëm si e automjeteve të ndihmave nga Egjipti të nisura për në Gaza

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje (15 tetor) një video-material me mbishkrimin “Automjetet egjiptiane të ndihmave që presin para portës kufitare Rafah per ne Gazza”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është i vjetër, i realizuar në qershor të vitit 2021.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=1129385674714369


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë video-material të publikuar me datë 28 qershor 2021 në mediumin izraelit “mako.co.il”. (shih këtu videon nga minuta 1:17)

Me anë të këtij video-materiali të vitit 2021, mediumi izraelit “mako.co.il” shpjegonte se “Ndërsa Izraeli mbikëqyr çdo gjë që hyn në Rripin e Gazës nga territori i tij – ndërkohë nuk ka mbikëqyrje në kalimin nga Egjipti në Gaza”.


Analiza:

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 15 tetor një video-material të vitit 2021 me pretendimin se pamjet paraqesin automjetet egjiptiane të ndihmave, duke pritur para kufirit Rafah për të shkuar në Gaza.

Pra, faqja e lartcekur është munduar që këtë video të vjetër ta paraqesë si aktuale, duke e ndërlidhur me konfliktin aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere