Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i Vuçiqit për përfshirjen e Britanisë së Madhe në aksionin e 13 tetorit, vlerësohet si i rremë

HIBRID

Pretendimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të lartë serbë se Britania e Madhe qëndron prapa aksionit të Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës, është demantuar nga ambasadori britanik në Kosovë – Nicholas Abbott.

Vuçiq këtë pretendim, të cilin nuk e argumenton me asnjë fakt, e kishte thënë më 15 tetor, në një intervistë të dhen për televizionin serb “TV Prva”. (shih këtu)

Përveç presidentit serb që e akuzon Britaninë e Madhe se gjoja ajo qëndron prapa aksionit në veri, pretendim të ngjashëm të pa bazuar në asnjë argument e ka edhe eksperti serb për siguri globale Nikola Antiq.

Ai për “TV Kurir” tha se për secilën krizë në Kosovë ka një nënshkrim dhe se prapa konfliktit të fundit qëndron nënshkrimi amerikan edhe britanik. (shih këtu)

Hibrid.info, më 16 tetor kishte trajtuar këto pretendime duke i quajtur si “Teori Konspirative” (këtu).

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e quan këtë pretendim të presidentit serb si lajm të rremë dhe dezinformatë.

Në një intervistë për portalin në gjuhën serbe “kossev.info” Abbott është shprehur:

“Lajm i rremë. Dezinformatë e plotë. Nuk ka asnjë aluzion të së vërtetës në këtë pretendim”.

Vegëza e artikullit të Kossev.info në gjuhën serbe:

https://kossev.info/abot-dijalog-kosova-i-srbije-u-veoma-teskoj-fazi/

Analiza:

Pretendimi e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, rreth përfshirjes së Britanisë së Madhe në aksionin policorë të 13 tetorit, përveç që nuk bazohen në asnjë fakt, ai demantohet edhe nga vetë ambasadori britanik në Kosovë.

Nga analiza e gjithë situatës dhe, të plotësuar edhe me demantin e ambasadorit britanik, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të presidentit serb si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere