Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Tituj që nuk e qartësojnë lajmin

HIBRID

Disa portale në Kosovë kanë publikuar një artikull se shoferët e automjeteve do të dënohen deri në 200 euro nëse vozisin me jakne dimri.

Ky artikull i publikuar nga portalet “Reporteri.net”, “Botasot.info” dhe “Kosova-sot.info” përmban titull përgjithësues që nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Krejt kjo bëhet e ditur vetëm pasi të klikohet në artikull, ku qartësohet se lajmi ka të bëjë me shtetin e Spanjës.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund të keqinformojë ata duke menduar se ky ligj i ri ka të bëjë me shtetin kosovarë.

Gjithashtu, në komentet e lexuesve në këta artikuj vërehet se shumica e tyre janë keqinformuar me këtë titull përgjithësues.

Pjesë nga artikulli i publikuar në këto portale:

Nëse vozitni me pallto apo xhaketë dimërore në Spanjë, do të përballeni me gjoba të larta deri në 200 euro.

Ideja e këtij rregulli është që  xhaketa dimërore e kufizon vozitësin në drejtimin e automjetit, domethënë kufizon lëvizjet pas timonit.

E njëjta gjë siç shkruan mediumi HAK, vlen edhe nëse mbani shall apo dorëze.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale:

https://reporteri.net/extra/techauto/nese-vozisni-me-jakne-dimri-denoheni-deri-ne-200-euro/?fbclid=IwAR2gSd3WyQMm85XOcHjZOTJqKp1AcKISr3Iks5RKyg-wG99zp-HqiuWBfJY

https://www.botasot.info/ndryshe-lajme/1726576/nese-vozisni-me-jakne-dimri-denoheni-deri-ne-200-euro/?fbclid=IwAR384LnxS9mECjFrB2rnz_CJsMsO-AvTKPH-DDRPcP2GCpPw1R3LSP_0uY0

https://www.kosova-sot.info/lajme/589201/nga-neser-denoheni-deri-ne-200-euro-nese-vozisni-me-jakne-dimri/


Analiza:

Portalet kosovare “Reporteri.net”, “Botasot.info” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar artikullin për një ligj që rregull të ri në Spanjë, ku do të dënohen ngasësit e automjeteve nëse vozisin të veshur me jakne dimri, por në titull nuk e kanë sqaruar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke e ditur se këto portale janë të regjistruara në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se ky rregull ka të bëjë me vendin tonë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, këta artikuj marrin vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere