[email protected]
Titull i rremë: Formacioni i pretenduar i Kosovës, nuk është zyrtar
shape
shape
shape

Portali “insporti.com” ka publikuar një artikull lidhur me ndeshjen e sotme futbollistike që zhvillohet ndërmjet përfaqësueseve të Spanjës dhe Kosovës, në titullin e të cilit shkruan se “Halimi do të jetë në portë, Voca dhe Fazliji” do të jenë në formacionin zyrtar të Kosovës.

Këtë artikull “insporti.com” e ka marrë nga gazeta spanjolle “AS”, cila ka publikuar formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme në mes Spanjës dhe Kosovës. Pra, “AS” ka publikuar formacionet e mundshme të dy shteteve, pa paragjykuar se ato do të jenë edhe formacionet zyrtare. Ky lajm mund edhe të jetë e vërtetë, por duke e ditur se ndeshja fillon në ora 20:45, dhe se formacionet zyrtare dalin një orë para ndeshjes, një lajm i tillë mund të jetë vetë supozues.

Pra, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se Betim Halimi do të jetë në portë, ndërsa Idriz Voca dhe Betim Fazliji në mbrojte, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “insporti.com”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “insporti.com”:

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”, shkruan Insporti.com. Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka publikuar formacionet e mundshme për sonte. Sipas tyre, Bernard Challandes do të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar me Suedinë. Sipas gazetës spanjolle, Betim Halimi do të debutojë sonte kundër Spanjës, duke e lënë në bankën rezervë kapitenin Samir Ujkanin dhe Visar Bekajn. Në qendër mbrojtës po ashtu do të ketë ndryshime, pasi sonte pritet të jenë Betim Fazliji dhe Idriz Voca.

Vegëza e artikullit të publikuar në “insporti.com”:

https://insporti.com/lajmi-i-fundit-halimi-ne-porte-voca-dhe-fazliji-ne-mbrojtje/

Artikullin e “insporti.com” e ka shpërndarë edhe portali “atvlive.tv”, me titullin e njëjtë “Lajmi i Fundit / Halimi në portë, Voca dhe Fazliji në mbrojtje”.

https://atvlive.tv/sport/lajmi-i-fundit-halimi-ne-porte-voca-dhe-fazliji-ne-mbrojtje/?fbclid=IwAR2LC8Mo6K-aWklVnOdJSHbApCHEAvmDbItmZtka-39AHT9ReBUwiwV3BMU

Analiza:

Portali “insporti.com” ka marrë një artikull nga gazeta spanjolle “AS”, ku paraqiten formacionet e mundshme të Spanjës dhe Kosovës për ndeshjen e sotme.

Por, portali “insporti.com” me titullin “Lajmi i Fundit / Halimi në portë, Voca dhe Fazliji në mbrojtje”, lë të kuptohet se formacionet e paraqitura janë zyrtare. Edhe pse parashikimi i gazetës spanjolle “AS” mund të jetë i vërtetë, kjo gjë ende nuk është zyrtare, pasi formacionet dalin 1 orë para se të fillojë takimi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others