[email protected]
Përmes titullit pretendohet rrejshëm se Fehlinger ka bërë thirrje që të pushtohet Serbia
shape
shape
shape

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (26 shkurt) një artikull me titull “Të pushtohet Serbia/ Eksperti ka një porosi për Kurtin”.

Ndërsa në përmbajtje të këtij artikulli nuk gjendet një deklaratë e tillë nga ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë në titullin e këtij portali nuk qëndron dhe se Fehlinger nuk kishte deklaruar diçka të tillë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portal “ntv.al”:


Hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar në portalin informativ “botasot.info”, ku tregohet se Gunther Fehlinger kishte bërë një prononcim për këtë medium online lidhur me vendimin e shumëpërfolur për ndalimin e dinarit. (shih këtu)


Ndonëse përmes titullit të “ntv.al” pretendohet se ekonomisti austriak, Fehlinger i kishte dhënë një porosi duke thënë “Të pushtohet Serbia”, ky pretendim është i pabazë, kjo pasi që në prononcimin e tij nuk gjendet diçka e tillë.


Fehlinger ka treguar dëmet që mund të vijnë nëse bëhet luftë kundër euros, por në asnjë moment nuk shprehet që Serbia duhet të pushtohet.

“Nëse Serbia pastaj fillon të bëjë luftë kundër Kosovës për euron, kjo do të jetë lufta e parë për euron dhe do të jetë lufta e fundit që Serbia do të nisë pasi ne do të duhet ta mbrojmë Kosovën evropiane kundër Serbisë ruse dhe Serbia do të mposhtet, pushtohet dhe riedukohet, njëlloj si Gjermania Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.


Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët një artikull lidhur me Gunther Fehlinger për parashikimet që bënte për luftë në Kosovë dhe Bosnje, pasi të njëjtit iu referoheshin si ekspert i sigurisë, por në fakt pas kërkimeve të hibrid.info është vërtetuar që ai është ekonomist. (shih këtu)


Analiza:

Përmes titullit, portali informativ “ntv.al” pretendon se ekonomisti austriak Gunther Fehlinger ka dërguar një porosi duke thënë “Të pushtohet Serbia”.

Mirëpo, hibrid.info ka gjetur prononcimin e Fehlinger dhe ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, pasi ai nuk ka deklaruar diçka të tillë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others