Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Zyrtarët serbë risjellin pretendimin konspirativ për “Shqipërinë e madhe”

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka deklaruar se krijimi i “Shqipërisë së madhe” është një projekt i mbështetur nga Evropa, duke e cilësuar atë si një akt kundër Serbisë dhe interesave të popullit serb.

Ai gjithashtu theksoi se seanca e përbashkët parlamentare midis Kosovës dhe Shqipërisë, e mbajtur më 20 dhjetor 2024 në Prishtinë, nuk ishte vetëm një tubim i shqiptarëve, por një veprim armiqësor ndaj Serbisë dhe komunitetit serb.

Zëvendëskryeministri serb, Vullin, këto pretendime i bëri duke i komentuar mbi mesazhin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë seancës së përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Kosovës.

Ky pretendim i tij u publikuar në disa media në gjuhën serbe. (këtu, këtu)

Megjithatë, pretendimi i Vullinit nuk mbështetet në fakte dhe interpretimi i tij konsiderohet si teori konspirative, pa bazë të qartë në realitet.

Interpretimi i Vullinit dhe deklarata e Ramës

Alleksandar Vullin ka interpretuar mesazhin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë seancës së përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e interpretuar atë si një mbështetje për krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

Megjithatë, deklaratat e Ramës nuk mbështesin këto pretendime. Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Rama theksoi rëndësinë e rrugës evropiane të Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Ndër të tjera, ai kërkoi edhe ngrirjen e dialogut me Serbinë për shkak të mungesës së progresit dhe moszbatimit të marrëveshjeve nga Serbia. Rama sugjeroi që Kosova të nis një proces dakordimi me BE-në, duke e ndarë veten nga varësia e reciprocitetit me Serbinë dhe duke forcuar lidhjen me Bashkimin Evropian.

Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik, Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat, dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Evropian”. (këtu)

Këto deklarata tregojnë qartë përpjekjet e Ramës për të promovuar integrimin evropian të Kosovës, ndërsa interpretimi i Vullinit mbetet pa bazë faktike.

Krahas kësaj, në seancën e përbashkët të mbajtur mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Prishtinë, është diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke u zotuar përmes një deklarate përfundimtare se do të mbështesin njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare. Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politikës së jashtme, ndërsa gjatë seancës nuk pati asnjë deklaratë që të drejtohej kundër qytetarëve serbë.

Vullin, po ashtu, ka deklaruar se “Shqipëria e madhe” është një projekt i mbështetur nga Evropa.

Së fundmi, liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor u takuan më 18 dhjetor në Bruksel, ku përmes një deklarate përfundimtare riafirmuan angazhimin për integrimin e rajonit në BE dhe e procesit të zgjerimit. Në deklaratë theksohet: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Ne rikonfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet”.

Gjithashtu, në këtë samit, BE-ja vlerësoi përkushtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit. Vendeve të rajonit iu kërkua gjithashtu të zgjidhin mospajtimet dhe të vazhdojnë të punojnë për përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim.

Për më tepër, Bashkimi Evropian nuk e ka mbështetur konceptin e “Shqipërisë së madhe”, por mbështesin ruajtjen e tërësisë territoriale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pretendime të ngjashme nga pala serbe

Së fundmi, një pretendim i ngjashëm është bërë edhe nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të ish-Jugosllavisë, Zhivadin Jovanoviq, i cili është cituar në artikullin e publikuar më 18 dhjetor nga mediumi serb “Informer.rs”. Jovanoviq ka thënë se në Kosovë po praktikohen metoda diskriminuese ndaj serbëve dhe se situata po përshkallëzohet, duke e akuzuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetje të këtyre veprimeve. Ai ka shtuar se qëllimi i vërtetë i këtyre partnerëve është krijimi i “Shqipërisë së madhe” dhe dobësimi i Serbisë.

Narrativi i “Shqipërisë së madhe” shpesh shfaqet në mediat në gjuhën serbe dhe në diskursin politik të zyrtarëve serbë, sidomos kur zhvillohen ngjarje dhe festa të caktuara që lidhen me kombin shqiptar. Ky narrativ përdoret për të kritikuar dhe përshkruar si kërcënim çdo manifestim apo iniciativë që, sipas interpretimit serb, mund të sugjerojë bashkimin e territoreve shqiptare në një shtet të përbashkët.

Për më tepër, ky narrativ është shpesh prezent gjatë ngjarjeve që simbolizojnë forcimin e lidhjeve shqiptaro-shqiptare, si festa kombëtare, përkujtimorë dhe takime zyrtare që kanë si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në rajon. (shih këtukëtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka deklaruar se krijimi i “Shqipërisë së madhe” është një projekt i mbështetur nga Evropa, duke e cilësuar atë si një akt kundër Serbisë dhe interesave të popullit serb, ndërsa theksoi se asambleja e fundit e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte një veprim armiqësor ndaj Serbisë dhe komunitetit serb.

Vullini i bëri këto pretendime pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në lidhje me “ngrirjen e bisedimeve me Serbinë”, deklaratë që u bë gjatë seancës së përbashkët të parlamenteve të dy vendeve më 20 dhjetor 2024 në Prishtinë. Kjo deklaratë u publikua edhe në disa media në gjuhën serbe.

Megjithatë, pretendimet e Vullinit nuk mbështeten në fakte dhe konsiderohen si “teori konspirative”, pa bazë të qartë në realitet.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtjeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere