Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Citim i sajuar në titull, opinioni i një publicisti paraqitet si mesazh nga SHBA për Vjosa Osmanin

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar të martën (13 janar) një artikull me titull “Mesazh i fortë nga SHBA: Pa Vjosa Osmanin presidente Kosova rrezikon të humbas momentin historik”.


Çka nuk shkon me këtë artikull?

Titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas klikimit në artikull, vërehet se ky mesazh nuk është zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), siç lë të kuptohet në titull.


Artikulli përmban deklaratë nga publicisti dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), Hafiz Shala.

Shala në deklaratën e tij dhënë për “Botasot.info” ka folur për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, duke e cilësuar se “kjo nuk është çështje dëshire individuale apo kalkulim politik, por një domosdoshmëri e momentit aktual gjeopolitik” në të cilin ndodhet Kosova.

Megjithatë, në asnjë rast Shala nuk ka dhënë deklaratën “Pa Vjosa Osmanin presidente Kosova rrezikon të humbasë momentin historik”, siç paraqitet në titull. (shih këtu artikullin e plotë)


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info gjeti se artikulli i “Botasot.info” më pas u shpërnda në Facebook nga faqet “Vjosa edhe një mandat Presidente” e “Albini për Kryeministër”, si dhe në Youtube nga kanali “Ditari Rajonit”.

Po ashtu, ky artikull u gjet i publikuar edhe në portalet tjera si “ina-online.net” dhe “pressonline.al”.


Analiza:

Në titull pretendohet se ekziston një “mesazh i fortë nga SHBA”, çka lë të kuptohet për një qëndrim zyrtar amerikan, por pas leximit të artikullit nuk gjendet asnjë deklaratë e ndonjë zyrtari apo qëndrim institucional nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmbajtja e artikullit bazohet në një deklaratë të publicistit Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili ka shprehur mendimin e tij personal për rëndësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit në kontekstin aktual gjeopolitik. Megjithatë, as citimi i përdorur në titull nuk është thënë nga ai.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere