Të fundit | Llogaritë serbe në Telegram pretendojnë pa fakte se ndërprerja e rrymës në… Të fundit | As titujt, as fotografitë nuk tregojnë se kush u kërkon qytetarëve të përga… Të fundit | Teoritë konspirative për “blackout” global më 17 nëntor, nxirren nga kontek… Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për pensionet, imazhe të manipuluara… Të fundit | Vazhdon fenomeni i lojërave të dyshimta shpërblyese në Facebook Të fundit | Kurti nuk ka paralajmëruar rritje të pensioneve Të fundit | Osmani nuk e përmendi Radoiçiqin në deklaratën për Hotin Të fundit | Titull çorientues: Pretendohet se Kosova do të mbetet pa rrymë në një datë… Të fundit | Nurmagomedov nuk ka deklaruar se është shqiptar, “Albania Kaukaziane” nuk k… Të fundit | Adriatik Kelmendi nuk është arrestuar
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar dhe lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” sot (13 korrik) ka publikuar artikullin me titull “Pas rënies së cmimit të naftës, vjen lajmi tjetër i mirë për gjithë qytetarët!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se përmban titull që nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit mars, atëkohë kur zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, kishte bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me “Shoqatën e Transportit Rrugor”, të kthejnë çmimet e biletave të autobusit siç kanë qenë më parë.

Këtë ngjarje të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/13/pas-renies-se-cmimit-te-naftes-vjen-lajmi-tjeter-i-mire-per-gjithe-qytetaret/?fbclid=IwAR1bUFVwMneXTD9hZ8cBDocDbZry0Qc20PA4RUuYTTQt6hPtogbt55QOnL8

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (18 mars) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit mars, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere