Të fundit | Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro Të fundit | Konkurs i rremë pune Të fundit | Narrativa për “politikë antiserbe” dhe “fajësimin kolektiv të serbëve” në p… Të fundit | Eksodi i debatit nga televizioni Të fundit | Gazetari amerikan Roberts nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë Të fundit | Pretendohet pa fakte se shqiptarët plaçkitën shtëpinë e një familjeje serbe… Të fundit | Konsensusi shkencor vlerëson se autizmi nuk lidhet me vaksinat (MMR) kundër… Të fundit | Rezultate të një matjeje të pakonfirmuar të opinionit publik Të fundit | Pretendim i rremë se Kurti dhe Vuçiq janë së bashku në Armeni Të fundit | Narrativa në mediat serbe se "Kurti provokon serbët me xhaminë në nisje të…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar: Haradinajt i është ndryshuar deklarata

HIBRID

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me përmbajtje të rreme, ku pretendohet se anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë “Ma Përpara Kisha Besu Se Papa Bahet Mysliman Sesa Populli E Voton Albinin Dhe PDK Voton Gjykatën”.

Ky pretendim rezulton të jetë i sajuar dhe që nuk korrespondon me asnjë deklaratë të bërë ndonjëherë nga Haradinaj.

Shumë portale të dyshimta (të vlerësuara sipas metodologjisë së hibrid.info), kanë publikuar këtë artikull me përmbajtje tërësisht të sajuar.

Në disa raste, artikujt me këtë titull, në përmbajtje kanë paraqitur një deklaratë të Daut Haradinajt, të bërë kohë më parë, lidhur me formimin e Gjykatës Speciale.

Pjesë nga artikuli i rremë i publikuar në portalet e dyshimta:

T: Ma Përpara Kisha Besu Se Papa Bahet Mysliman Sesa Populli E Voton Albinin Dhe PDK Voton Gjykatën

Kandidati për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, ka shprehur edhe njëherë mos pajtueshmërinë e tij për themelimin e Gjykatës Speciale. /Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shokëve të tij nga PDK-ja nuk do t’ua fal themelimin e Gjykatës Speciale


Artikuj me këtë titull janë publikuar nga disa protale të dyshimta, të dëshmuara për krijim e shpërndarje të artikujve të rremë.

Vegëzat e disa nga portalet e dyshimta që e kanë publikuar këtë artikull:

https://gazeta-aktive.info/?p=1924&fbclid=IwAR3RaIfq-K8t0pEnng7jL3JvckyIgNBzeiAZDvx_dyFFbTTVx6N-U5ZI7YI
https://specialja.com/lajme/2021/03/05/ma-perpara-kisha-besu-se-papa-bahet-mysliman-sesa-populli-e-voton-albinin-dhe-pdk-voton-gjykaten/
https://portalikosova.xyz/2021/03/26/ma-perpara-kisha-besu-se-papa-bahet-mysliman-sesa-populli-e-voton-albinin-dhe-pdk-voton-gjykaten/


Përmbajtja në të cilën janë bazuar krijuesit e këtij artikulli për të krijuar këtë pretendim të rremë, është një deklaratë e Daut Haradinajt e bërë në tetor të vitit 2019 në televizionit Dukagjini, pak ditë para zgjedhjeve të këtij viti që u mbajtën më 6 tetor. Në fakt deklarata e këtij zyrtari të lartë të AAK-së kishte të bënte për një aderim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe jo për fitoren e Vetëvendosjes siç pretendohet në titull.

Vegëza e emisionit në RTV Dukagjini:

https://telegrafi.com/daut-haradinaj-pare-te-kisha-besuar-se-papa-behet-musliman-sesa-hisen-berisha-kalon-ne-pdk/


Analiza:

Siç mund të shihet në artikullin e kontrolluar është përdorur një deklaratë e Daut Haradinajt, e cila më pas është deformuar. Deklarata e Haradinajt e adresuar në drejtim të një individi tjetër, këto portale e kanë deformuar, duke e bërë të duket se zyrtari i AAK-së, dyshimin e tij, e ka ngritur për fitoren e Vetëvendosjes. Kjo metodë e manipulimit, siç duket është përdorur për t’u dukur se deklarata është bërë në këtë kohë, pas fitores së VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.



Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere