Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se për postën e cilit vend bëhet fjalë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (26 mars) ka publikuar një artikull me titull “Posta paguan në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e bënë të qartë se posta e cilit shtet ka marrë një vendim të tillë.

Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Tash e disa javë, punëtorët e Postës në Bernë janë duke shkuar në punë me taksin, të cilin e paguan vetë vendi i punës”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Tash e disa javë, punëtorët e Postës në Bernë janë duke shkuar në punë me taksin, të cilin e paguan vetë vendi i punës,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas llogaritjeve të deritanishme, për distancën 1.3 kilometra nga stacioni i trenit, kostoja është 10 mijë franga në muaj.

Megjithatë, shumë punonjës duket se e konsiderojnë këtë si një paturpësi. “Është një shëtitje mjaft e gjatë nga dhe në stacionin e trenit dhe qendrën e qytetit, veçanërisht për udhëtarët dhe mysafirët”, shkruan zyra për media e Swiss Post. Shkuarja në stacionin e autobusit Henkerbrünnli gjatë rrugës nuk ofron ndonjë avantazh për sa i përket kohës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/669137/posta-paguan-ne-muaj-qe-punetoret-te-shkojne-ne-pune-me-taksi/?fbclid=IwAR2Xd4byVdppLfufstVBIgGxam6hOxweHKJkM_LcBHYR_xhGR-P8-fg5c70


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me punëtorët e postës në Bern të Zvicrës,  në Vjenë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi zviceran “Blick.ch” (këtu), i cili është cituar në artikullin e portalit “Kosova-sot.info”.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me punëtorët e postës në Bern të Zvicrër, ndërsa në titull nuk sqarohet se për postën e cilit vend bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere