Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ky rast

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk tregon se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Megjithatë, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve.

Duke ditur se portali “Kosova-sot.info”, është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky rast ka të bëjë me shtetin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve

Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve, ka thënë Instituti Robert Koch në Gjermani.

Kjo është hera e parë që Gjermania identifikon këtë virus te fëmijët.

Vajza, e cila jeton në shtëpi me dy të rritur – po ashtu të infektuar – aktualisht nuk ka simptoma.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/635091/nje-femije-infektohet-me-line-e-majmuneve/?fbclid=IwAR0XDx_02Cssmnl2VATNQa86IUvOpZ1WEjdCdoubPwMhVAYtaEE22mf6J1U


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli për herë të parë në shqip është publikuar nga “Evropaelire.org”, e cila ka raportuar saktë se ngjarja ka ndodhur në Gjermani. (shih këtu)

Ndërsa të njëjtin artikull e ka publikuar më pas “Kosova-sot.info”, duke i vënë titull përgjithësues që nuk qartëson se në cilin shtet ka ndodhur ky rast.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar artikull që tregon se në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit tek fëmijët, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se në cilin shtet ka ndodhur ky rast.

Duke e ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, kjo mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se rasti ka ndodhur në Kosovë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere