Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk qartësohet se për raportin e cilit shtet bëhet fjalë

HIBRID

Portali “Botasot.info” dje me datë 28 shkurt ka publikuar një artikull me titull “36 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se cili shtet ka bërë këtë raport 24 orësh lidhur me gjendjen e Covid-19. Gjithashtu edhe fotografia ilustruese nuk e qartëson lajmin.

Detajet e lajmit qartësohen vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se raporti është i Shqipërisë. Pra, Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet njoftoi se nga 1,273 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 5 të vdekur dhe 313 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Duke ditur se portali “Botasot.info” është nga Kosova dhe shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga ky shtet, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë ata, duke lënë të kuptohet se kjo ngjarje ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/shqiperia/1769417/36-te-infektuar-dhe-5-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/?fbclid=IwAR2x9indN-ZOgzjUdzg6JBAqAPGI2Czs3s0wjv-20Kmpw9PdxUYtxXC9GGQ


Për ta qartësuar edhe më tej, hibrid.info sjellë raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë të publikuar dje (28 shkurt) që e dëshmon se shifrat e pretenduara përmes titullin nuk kanë të bëjnë me Kosovën. Pra, i takojnë gjendjes me Covid-19 të paraqitur nga autoritetet në Shqipëri. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me raportin 24 orësh të gjendjes me Covid-19 në Shqipëri, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere