[email protected]
Mediumi serb dezinformon rreth jetës private të Shaqirit
shape
shape
shape

Artikulli nga mediumi sportal.blic.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Portali informativ sportive në gjuhën serbe “sportal.blic.rs” ka publikuar dje (4 dhjetor) një artikull me pretendimin se futbollisti i kombëtares së Zvicrës në futboll me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është në një lidhje me këngëtaren Durata Ahmetaj e cila, nga këto media, përshkruhet si “bukuroshe nga Serbia”.

Artikulli i publikuar nga portali i lartcekur mbanë titullin “SERBET E URREJNE, DHE AI… Shaqiri ‘shëtit’ me një bukuroshe nga Serbia”.

Në artikullin e këtij mediumi thuhet se “Xherdan Shaqiri padyshim është një nga futbollistët më të urryer në Serbi, por pas lajmit se është në një lidhje me një vajzë nga Serbia, do ta shtojë urrejtjen ndaj tij”.

Pas verifikimit të fakteve të bërë nga hibrid.info, është gjetur ky artikull ka bërë dy pretendime të pasakta: e para Xherdan Shaqiri është ndarë nga Dhurata Ahmetaj, dhe se kjo e fundit nuk është nga Serbia por nga Kosova.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “sportal.blic.rs”:

https://sportal.blic.rs/fudbal/reprezentacija-srbije/katar-2022/srbi-ga-mrze-a-on-saciri-seta-lepoticu-iz-srbije-foto/2022120316044189313

Pjesë të artikullit të publikuar nga “sportal.blic.rs”:

Përfaqësuesi i Zvicrës e fitoi epitetin e më të urryerit me sjelljen e tij të papërshtatshme në ndeshjet ndaj Serbisë dhe pas lajmit se është në një lidhje me një vajzë nga Serbia, shumë do ta “urrejnë” edhe më shumë.

Çifti i dashuruar ende nuk e ka konfirmuar këtë romancë, por paparacët i kanë fotografuar disa herë në daljet e natës dhe pamjet tregojnë se janë tejet të afërt.


Pretendimi se Xherdan Shaqiri është në një lidhje dashurie me këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e që portali informativ i referohet si nga Serbia, nuk bazohet për faktin këngëtarja është nga Prizreni i Republikës së Kosovës. (këtu)

Po ashtu pretendimi se këta të dy janë në lidhje nuk qëndron për faktin se, siç raportuar në media, tashmë ata janë ndarë. (këtu)


Analiza:

Portali informativ sportiv në gjuhën serbe “sportal.blic.rs” ka publikuar artikull me pretendimin se Xherdan Shaqiri është në një lidhje dashurie me këngëtaren Dhurata Ahmetaj, të cilës i referohet me origjinë nga Serbia.

Pas verifikimit të fakteve konkludohet se pretendimin që Dhurata Ahmetaj është nga Serbia dhe se ajo është në një lidhje dashurie me futbollistin Shaqiri nuk qëndron. Për këtë arsye, këto pretendime vlerësohen si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others