Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues që nuk sqaron vendin e ngjarjes

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (13 dhjetor) një artikull me titull “Ngjarje e rëndë: Një person hyn në supermarket dhe sulmon tre persona me sëpatë”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në Francë, një person ka hyrë në supermarket dhe ka sulmuar tre persona me sëpatë”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Në Francë, një person ka hyrë në supermarket dhe ka sulmuar tre persona me sëpatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy prej personave janë në gjendje të rëndë.

Po ashtu, edhe autori mbeti i plagosur pasi tentoi të godiste veten me sëpatë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/656237/ngjarje-e-rende-nje-person-hyn-ne-supermarket-dhe-sulmon-tre-persona-me-sepate/?fbclid=IwAR0eUrnzYKMkcC4D0Se22kv2-Ivz61FKl2DOXe6ZE1ETo7_g4WSgoFZJTNs


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Francë, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume franceze. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur në Francw.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, (bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook). Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere