[email protected]
Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përhapjen e sëmundjes së fruthit tek fëmijët në Rumani
shape
shape
shape

Portali informativ në gjuhën shqipe që mban emrin “sot.com.al” ka publikuar sot (17 nëntor) një artikull me titull “Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, një tjetër sëmundje kërcënon fëmijët”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit ku thuhet se “Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin”.

Duke u nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/rritje-alarmante-e-rasteve-ne-te-gjithe-vendin-nje-tjeter-semundje-kercenon-i628304?fbclid=IwAR0JHxBGHE7_j76wa8EXHiRf5Mn_IWufoJX0CA9DHvneSclNMZ9yr2O2Rqw


Hibrid.info ka gjetur të publikuar artikullin në mediumin “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën angleze, që konfirmon se Rumania ka shpallur epideminë e fruthit mes rritjes së shpejtë të rasteve. (shih këtu)

Njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Rumani për shpalljen e epidemisë së fruthit në mbarë vendin mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull për rastin e përhapjes së fruthit në Rumani, por që përmes titullit nuk tregohet se cili shtet po përballet me këtë epidemi.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga mediumi në fjalë i shkruar në gjuhën shqipe dhe i regjistruar në Shqipëri, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se bëhet fjalë për përhapjen e fruthit në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others