Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (25 janar) artikullin me titull “63-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën”.

Përpos titullit përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen.

Lajmi i saktë qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “një 63-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi ra nga pema teksa ishte duke krasitur”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihen veturat e Policisë së Kosovës. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/661557/63-vjecari-rrezohet-dhe-humb-jeten/?fbclid=IwAR1lKK935NZ6H6CP-gDF1-Z8th3EAtqgRE0KjcUMiFsm5MlBqxLPNxV4lTg


Pas verifikimit të fakteve të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë origjinën e shkrepjes së fotografisë së përdorur, autenticiteti i së cilës korrespondon me një ngjarje të datës 18 dhjetor 2022, atëkohë kur në qytetin e Pejës kishte pasur të shtëna me armë zjarri në një mishtore në rrugën “Bill Klinton”.


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e datës 18 dhjetor 2022, të publikuar me këtë fotografi në disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se veturat në këtë fotografi i takojnë Policisë së Kosovës, hibrid.info ka gjetur se ky institucion i ka në përdorim këto vetura të tipit “Skoda Octavia” që nga shtatori i vitit 2020. (shih këtu)


Pra, sikurse fotografia, ashtu edhe titulli i këtij artikulli, nuk përshtaten me përmbajtjen lajmit.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull, i cili flet për një 63-vjeçar nga Berati që ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga pema.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në fotografi shihen veturat e Policisë së Kosovës, ndërsa ai imazh i përket një ngjarjeje të muajit dhjetor të vitit 2022 në qytetin e Pejës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere