Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk përshkruajnë lajmin, rrjedhimisht vendin e ngjarjes

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Gjendet trupi i pajetë i një 29-vjeçari brenda çisternës së naftës”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli dhe fotografia e vendosur në ballinë të artikullit, nuk qartësojnë lajmin. Titulli i këtij artikulli është përgjithësues, ndërsa fotografia është marr nga arkivi, por që paraqet shirita të policisë me mbishkrim shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, kurse lajmi ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në Chikago të SHBA-ve.

Këta dy faktorë (titulli dhe fotografia), lënë mundësinë që lexuesit, shumica dërmuese e të cilëve janë shqipfolës, marr parasysh faktin se mediumi është në gjuhën shqipe, të dezinformohen, duke aluduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Trupi i një personi nga Illinois u gjet brenda një cisterne të mbushur me gaz javën e kaluar pasi dy shoferë kamioni që po e shkarkonin atë vunë re se karburanti nuk po rridhte mirë, sipas raporteve.

Shoferët e kamionëve zbuluan trupin në një qendër gazi jashtë Buckley, një fshat rreth 100 milje në jugperëndim të Çikagos, njoftoi ËCIA-TV i Champaign.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/549332/gjendet-trupi-i-pajete-i-nje-29-vjecari-brenda-cisternes-se-naftes/


Analiza:

Në titullin e këtij artikulli nuk bëhet e qartë se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, dhe duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Gjithashtu, edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit, pasi nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje në Chikago.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere