Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk planifikohet ashpërsim i masave

HIBRID

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar artikullin me titull “Rritja e rasteve me COVID-19, nga ministria tregojnë për ashpërsim të masave”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është jo sqarues dhe është bërë në atë formë që lë të kuptohet se Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar ashpërsim të masave.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje ku, në fakt thuhet e kundërta, pra nuk pritet ashpërsim të masave edhe pas rritjes së rasteve të reja me Koronavirus.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/rritja-e-rasteve-me-covid-19-nga-ministria-tregojne-per-ashpersim-te-masave/

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin “Telegrafi.com”, të cilin e ka postuar më pas “Kosovapost.net”.

Në titullin e artikullit të “Telegrafi.com” bëhet e qartë se ministria e Shëndetësisë ka thënë që nuk pritet ashpërsim i masave. (shih këtu)

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Telegrafi.com” dhe “Kosovapost.net”:

Ndonëse ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve të reja me coronavirus, autoritetet shëndetësorë thonë se nuk pritet të ketë ashpërsim të masave.

“Ministria pranon rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Këshilli i ekspertëve për COVID-19. Aktualisht rekomandimet e këtyre trupave dhe të MSh-së janë që të zbatohen masat në fuqi nga 30 prilli; të bartet maska mbrojtëse në mjedise të mbyllura, qytetarët t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim me të gjitha dozat e lejuara sipas kategorive e grupmoshave të popullatës, ndërsa ata me simptoma të testohen”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Shëndetësisë për “Telegrafi.com”.


Analiza:

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull të “Telegrafi.com” duke i vënë titull jo sqarues që lë të kuptohet se Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ashpërsim të masave.

Lajmi sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se në fuqi do të mbesin masat e miratuara më 30 prill.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Kosovapost.net” si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere