Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Berisha nuk e ka fajësuar Kosovën: Pretendimi i vënë në titull është i pasaktë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Sali Berisha: Kosova eshte fajtor qe une u shpalla NON-GRATA”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, nga ku e ka para se përmban titull të paqartë, që lë të kuptohet se shteti i Kosovës ishte fajtori që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet lajm i vjetër i cili u publikuar më 4 qershor të vitit 2021. Atëkohë Berisha kishte deklaruar se vendimi për shpalljen e tij ‘non-grata’ nga SHBA-të vinte pas qëndrimit të tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/sali-berisha-kosova-eshte-fajtor-qe-une-u-shpalla-non-grata-si-e-komentoni/?fbclid=IwAR10ho1h7jBFcxMV6HXSojkGLp3C0hnm-Ypf2vhLFlgNoFKEY200Lkt8oa8

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale (4 qershor 2021) nga portali shqiptar “Klantv.al”.

Intervistën e Sali Berishës dhënë për në emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin Klan mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, i cili kishte thënë që vendimi për shpalljen e tij ‘non-grata’ nga SHBA-të ka ardhur pas qëndrimit të tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Mirëpo, këtë artikull, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të paqartë me pretendimin se gjoja Berisha ka thënë se Kosova ishte fajtore që ai është shpallur non-grata.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere