Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet se janë larguar të gjitha barrikadat

HIBRID

Portalet informative “GazetaBlic.com” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar sot (29 dhjetor) një artikull me titull “Largohen barrikadat, hiqet gatishmëria e shtuar luftarake në Serbi”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje, këto portale kanë cituar mediumin online serb “Nova.rs”, i cili thotë se “meqenëse u pajtua që barrikadat të hiqen, për shkak të plotësimit të kushteve të serbëve, u mor vendim për përfundimin e gjendjes së gatishmërisë së ngritur luftarake”. (shih këtu)

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka vërtetuar se ende nuk janë larguar të gjitha barrikadat e vendosura brenda territorit të Kosovës, siç lë të kuptohet nga titulli i vendosur nga portalet kosovare.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “GazetaBlic.com” dhe “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/658252/largohen-barrikadat-hiqet-gatishmeria-e-shtuar-luftarake-ne-serbi/?fbclid=IwAR1ig0M9JcGrd-0jp5xGGZ_LrxWsBzR_30XOi08p3l64qo-7lo10syHeoog

https://gazetablic.com/largohen-barrikadat-hiqet-gatishmeria-e-shtuar-luftarake-ne-serbi/


Radio Evropa e Lirë (REL) ka publikuar artikullin, ku qartësohet se pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare u lirua për qarkullim në mëngjesin e 29 dhjetorit (këtu). Ndërsa në Rudarë ende nuk janë larguar barrikadat, por që njerëz nuk ka, pasi atyre që punojnë në institucionet e Serbisë në veri iu është thënë që më nuk kanë nevojë të dalin në barrikada (këtu).

Ndërsa media online “Nacionale.com”, thotë se gazetarët e saj kanë sjellë pamjet e fundit nga Lagja e Boshnjakëve, ku dëshmojnë se njëri nga tre kamionët tashmë është larguar. Pra, ende në atë pjesë gjendet barrikada, por me dy kamionë. (shih këtu)


Analiza:

Disa portale informative në Kosovë, kanë publikuar artikull me titull “Largohen barrikadat, hiqet gatishmëria e shtuar luftarake në Serbi”.

Me anë të këtij titulli, këto portale të lartcekura kanë lënë të kuptohet se janë larguar të gjitha barrikadat në pjesën veriore të Kosovës. Por, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se barrikadat ende nuk janë larguar as në Rudarë, e as në Lagjen e Boshnjakëve.

Barrikadat janë larguar afër kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë (në territorin e Serbisë) në Merdare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere