Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptojë se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë

HIBRID

Disa media kanë publikuar dje (18 korrik) artikull me titull “Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme”.

Ndonëse deklarimi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, marrë nga cicërima e tij në Twitter, është i saktë, hibrid.info ka hulumtuar dhe verifikuar se mos saktësimi se për çfarë dhe se ku do të mbahen zgjedhjet, lë hapësirë për nënkuptime të gabuara.

Në bazë të mënyrës se si është titulluar artikulli, lexuesi mund të nënkuptojë se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.


Vegëzat e artikullit të publikuar në “Ora News”, “Rtv 21” dhe “TëVë1”:

https://www.oranews.tv/rajoni/kurti-po-u-hapim-rruge-zgjedhjeve-te-parakohshme-i1098895


Hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka gjetur cicërimën e kryeministrit Kurti në Twitter (shih këtu).

Cicërima (Tweet) e Albin Kurtit në Twitter:

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”


Nga deklarimi i kryeministrit Kurti shihet se qysh në fillim bëhet fjalë për komunat në veri të vendit, për të cilat Kurti paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Hibrid.info po ashtu ka gjetur të publikuar artikuj në media tjera në të cilat specifikohet se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit (shih këtu, këtu dhe këtu).


 Analiza:

Disa media kanë publikuar një artikull mbi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të vendit, duke cituar kryeministrin Albin Kurti.

Por që pas hulumtimit është vërtetuar se citimi i Kurtit ishte jo i plotë duke lënë hapësira për keq interpretime

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere