[email protected]
Vazhdon të publikohet fotografia e montuar ku shfaqet Kurti me Koshtunicën
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok me emrin “SHALA’DRENICA🇽🇰🇦🇱🇮🇹🇸🇪” ka publikuar një video-material me imazhin ku paraqitet Albin Kurti, kryeministër i Kosovës bashkë me Vojislav Koshtunicën, ish-kryeministrin serb.

Në mbishkrimin e fotografisë duke u bazuar edhe nga imazhi i shfaqur, pretendohet se kryeministri Kurti është agjent serb.

Por që pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin origjinal duke vërtetuar se fotografia e shfaqur në video-material është e montuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “SHALA’DRENICA🇽🇰🇦🇱🇮🇹🇸🇪”:

https://www.tiktok.com/@user5435481075810/video/7259642028466654490

Pas kërkimit dhe verifikimit të fakteve, përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur imazhin real të publikuar në platformën online për ngarkim të fotografive “GettyImages”, në të cilën nuk duket kryeministri Kurti.  Fotografia e realizuar në vitin 2005, në fakt e shfaqë ish-politikanin serb Vojislav Koshtunica së bashku me ish-gjeneralin serb, Vladimir Lazareviq (shih këtu).


Hibrid.info edhe më herët kishte trajtuar pretendimin e njëjtë me po të njëjtën fotografi (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve është vërtetuar se imazhi në video-materialin e publikuar nga një llogari në TikTok, është i montuar.

Fotografia në video-material shfaqë figurën e kryeministrit Albin Kurti, duke e zëvendësuar ish-gjeneralin serb, Lazareviq, figura e të cilit në të vërtetë është në fotografinë autentike.

Me anë të kësaj fotografie ngrihet pretendimi i rremë se Kurti është agjent serb dhe në këtë imazh është së bashku me ish-politikanin serb, Vojislav Koshtunica.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë fotografi si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others