Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bën të qartë se Grezda është tërhequr përkohësisht nga futbolli

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Përmes titujve të artikujve të publikuar nga disa media, është pretenduar se futbollisti shqiptar, Eros Grezda i ka dhënë fund karrierës futbollistike.

Artikujt e titulluar “Ish-lojtari i kombëtares e mbyll 29 vjeç me futbollin” dhe “Eros Grezda heq dorë nga futbolli, deklarata e papritur e tij” janë publikuar sot (25 prill) nga portalet informative, “kosovapost.net” dhe “syri.net”.

Por, në njoftimin e publikuar në Instagram, futbollisti ka bërë të ditur që ka marrë vendim të pushojë nga futbolli, për momentin.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga “kosovapost.net” dhe “syri.net”:

https://www.syri.net/jete-stil/683349/eros-grezda-heq-dore-nga-futbolli-deklarata-e-papritur-e-tij


Në të dy artikujt e publikuar, ndryshe nga titulli, në përmbajtje bëhet i qartë informacioni mbi njoftimin e publikuar të lojtarit.


Pjesë nga përmbajtjet e dy artikujve:

“kosovasot.net”

Eros Grezda kërkon dhe merr pak pauzë nga futbolli. Ish-lojtari i Partizanit që kaloi në merkaton e janarit në Kroaci te Rudes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se i duhet të pushojë dhe për momentin të ndahet nga futbolli i luajtur.

“syri.net”

Futbollisti shqiptar Eros Grezda ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Rudes në Kroaci. Sulmuesi shqiptar la Partizanin në janar për t’u rikthyer në vendin ku jetonte prej vitesh. Mirëpo, aventura e tij e rradhës në kampionatin kroat nuk shkoi aspak siç e priste.

Ditën e sotme, ai ka njoftuar në Instagram se ka marrë vendimin për të pushuar nga futbolli.


Pas kontrollit nga hibrid.info, është gjetur edhe fotografia e publikimit të Grezdës në llogarinë e tij në Instagram, ku bëhet i ditur njoftimi i tij për tërheqje të përkohshme nga futbolli. (shih fotografinë më posht poshtë)


Analiza:

Përmes titujve pretendohet pa saktë se futbollisti Eros Grezda është tërhequr nga futbolli.

Pas verifikimit të njoftimit të Grezdas, është bërë e qartë se tërheqja e tij nga fushat e gjelbra, është e përkohshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clikbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere