Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se në imazh me ushtarët serbë gjendet edhe Isa Boletini

FATBARDH DEMA

Një llogari në TikTok ka publikuar një imazh me anë të së cilit pretendon se figura historike shqiptare Isa Boletini gjendet në fotografi së bashku me disa ushtarë serbë pranë një xhamie.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë e njëjtë të publikuar në një medium serb, e që në përshkrimin e këtij imazhi nuk figuron emri i Isa Boletinit.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria që mban emrin “Juliaalbanesi”:

https://www.tiktok.com/@juliaalbanesi/video/7302599410662346016


Në përshkrimin e këtij imazhi të publikuar në mediumin serb “Telegraf.rs”, thuhet se në të shihen disa kalorës serbë së bashku me disa ushtarë turq. (shih këtu)

Përshkrimi i fotografisë i përkthyer në shqip:

Kalorësit serbë përballë tyrbes së Muratit në fushën e Kosovës në vitin 1912. Në mes të grupit mbi dy turqit e vegjël është kapiteni Gjorgje S. Isakoviq, pranë tij kapiten Gojko Jovanoviq. Pranë turqve që ruanin turbet është edhe nëntogeri Borisav Jerinić. I pari nga e djathta në foto është toger Milivoje Stojkoviq, pranë tij është një ushtar, pastaj toger Kosta Nastasijeviq. Foto: Lufta Ballkanike në foto dhe fjalë/unilib.rs


Gjithashtu, ky pretendim del të jetë i pasaktë, pasi në të paraqiten disa persona me plis (qeleshe) në kokë, element ky që i përket veshjes tradicionale të Kosovës. (shih këtu)

Siç vërehet në përshkrimin e imazhit nga mediumi serb “Telegraf.rs”, në asnjë rast nuk përmendet emri i figurës historike shqiptare, Isa Boletinit.


Gjithashtu, në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në TikTok, pretendohet se imazhi është shkrepur pranë një xhamie.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se personat që shihen në këtë imazh, janë fotografuar pranë tyrbes së Sulltan Muratit që gjendet në fshatin Mazgit të Obiliqit. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion që dëshmon se në imazhin e lartcekur shihet Isa Boletini së bashku me disa ushtarë serbë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere