Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet lajmi i rremë se “Kurti e ka përzënë nga zyra Rakiqin”

HIBRID

Një lajm i rremë që është publikuar më 23 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com”, po vazhdon të shpërndahet në rrjetin social Facebook.

Në këtë artikull pretendohet rrejshëm se “Albin Kurti e përzë nga zyra Goran Rakiqin dhe ia mbyll derën para hundës arsyeja e pazakontë”. Por pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se si titulli i këtij artikulli, ashtu edhe pjesë të përmbajtjes, janë të rreme.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin “buletiniekonomik.com”, i cili është publikuar më 2 shkurt 2022.

Në përmbajtje të artikullit gjendet deklarata e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili atëkohë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kishte theksuar se nga muaji shkurt, “MASHT do t’ua qesë pagat në zero 32 zyrtarëve të komunitetit serb, të cilët nuk kanë shkuar në punë asnjë ditë të vetme dhe kjo ministri ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 135 mijë euro për pagesat tyre”.

Artikulli me përmbajtje dhe titull të rremë është shpërndarë sot (22 korrik) në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila në këtë postim të bërë në ora 13:00 ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu)


Në përmbajtje të artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaz.com” në paragrafin e parë gjendet pretendimi i rremë “Sipas informacioneve jo zyrtare personat zyrtarë të qeverisë kane parë se si kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka pranuar takimin me Goran Rakiqin, për të cilin thuhet se ka dashur të ankohet te kryeministri për rastin e 32 serbëve ne MASHT”.

Se ky pretendim është i rremë, është vërtetuar nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info, pasi është parë se në artikullin autentik të publikuar në “buletiniekonomik”, pjesa përmes së cilës bëhet ky pretendim i rremë nga këto portale të dyshimta, nuk gjendet fare. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit përmes rrjeteve sociale, hibrid.info përmend një shembull se si në një rast lexuesi ka rënë pre e këtij lajmi të rremë, duke e marrë atë si të mirëqenë dhe shpërndarë në llogarinë personale në Facebook. (shih fotografinë më poshtë)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull shpërndahet nga portale të dyshimta dhe faqe në Facebook. Njëjtë ka ndodhur edhe në muajin qershor të këtij viti, e që gjithashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook e quajtur “Specialja”, ka publikuar artikullin me pretendimin se “Kurti ka përzënë Rakiqin nga zyra”.

Në bazë të fakteve të trajtuar nga hibrid.info, rezulton që ky artikull të jetë i rremë.

Duke iu referuar metodologjisë së hibrid.info, bënë që ky pretendim të vlerësohet si “lajm i rremë”, pasi që i gjithë pretendimi është i sajuar dhe nuk ka asnjë bazë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere