Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaz… Të fundit | Shakaja për prejardhjen shqiptare të George Washingtonit vazhdon të paraqit… Të fundit | Vuçiq nuk është arrestuar Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ushtarët e Kosovës janë përleshur me Hamasin në Gaza

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Trupat kosovare nuk janë dislokuar atje dhe nuk ka dëshmi se janë përleshur me Hamasin apo kanë vrarë pjesëtarë të tij.

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se ushtarët e Kosovës janë përleshur me pjesëtarë të Hamasit në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vrasjen e 20 palestinezëve, të cilët thuhet se i përkasin krahut të armatosur të kësaj organizate.

Gjithashtu, pretendohet se Izraeli i ka falënderuar ushtarët e Kosovës për këtë veprim.

Përmbajtja e publikuar të martën (3 nëntor) në TikTok nga llogaria me emrin “kosova199972” paraqitet si lajm i transmetuar drejtpërdrejt nga Klan Kosova.

Cila është e vërteta?

Trupat kosovare nuk janë dislokuar atje dhe nuk ka dëshmi se janë përleshur me Hamasin apo kanë vrarë pjesëtarë të tij.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka marrë mbi 28 mijë shikime dhe mbi 500 pëlqime. Në disa prej komenteve vërehet mundësia që pretendimi të përceptohet si i besueshëm.


Origjina e imazhit është verifikuar me anë të veglës “Google Lens”. Rezultatet e shfaqura kanë qenë minimale, duke mos konfirmuar apo hedhur poshtë pretendimin (shih këtu).


Më pas, u hulumtua në uebfaqen e mediumit “Klan Kosova”, të cilit i atribuohet raportimi i këtij pretendimi (shih këtu).

Rezultatet nga kërkimi në këtë kanal informimi të këtij mediumi, nuk konfirmuar pretendimin (shih këtu).


Pretendimi nuk u faktua as nga kërkimi në “Google” me fjalët “Ushtarët e Kosovës” Hamas Gaza” (shih këtu). Artikulli më i fundit i publikuar më 26 tetor në “Nacionale.com”, shpjegon se Kosova ka përgatitur një kontingjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, por dislokimi i tij ende nuk ka ndodhur, pasi priten miratimet përkatëse nga autoritetet izraelite.

Sipas raportimit, kontributi i Kosovës do të përfshijë disa dhjetëra pjesëtarë, kryesisht një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, oficerë ndërlidhës dhe staf mbështetës. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se ekipi kosovar është i gatshëm për dislokim, sapo forca ndërkombëtare të jetë në gjendje ta pranojë.

Raportimi thekson se procesi është vonuar për shkak të çështjeve të pazgjidhura me Izraelin, përfshirë miratimet për hyrjen e trupave dhe funksionimin e forcës. Gjithashtu, përmendet se zgjedhjet në Izrael mund të ndikojnë në kohën e marrjes së këtyre vendimeve.


Përveç kësaj, publikime që do të konfirmonin atë që pretendohet, nuk u gjetën as pas hulumtimit në dritaret e informimit të institucioneve përkatëse si Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja (shih këtu dhe këtu).


Meqë kërkimi përmes “Google Lens” nuk mundësoi identifikimin e burimit të imazhit, u analizua edhe mundësia që ai të jetë gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Kjo u bë përmes analizës në veglën përkatëse “HiveModeration.com”. Rezultatet e analizës treguan mundësi të lartë që imazhi të jetë gjeneruar nga kjo teknologji.

Analiza

Publikimi në TikTok pretendon se ushtarët e Kosovës janë përleshur me pjesëtarë të Hamasit në Rripin e Gazës, duke vrarë 20 prej tyre, si dhe se Izraeli i ka falënderuar për këtë veprim. Përmbajtja paraqitet si lajm i transmetuar nga Klan Kosova.

Megjithatë, kërkimi në uebfaqen e Klan Kosovës, në Google dhe në institucionet kompetente nuk ka gjetur raportime që konfirmojnë këtë pretendim.

Po ashtu, kërkimi përmes “Google Lens” nuk ka mundësuar identifikimin e burimit të imazhit, ndaj edhe u vërtetua që mundësia që ai të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale, ishte e lartë.

Sipas raportimeve Kosova ka përgatitur një kontingjent të FSK-së për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, por dislokimi i tij ende nuk ka ndodhur.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere