Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e pasqyron të plotë deklaratën e njohësit të sigurisë, Bedri Elezi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një artikull i titulluar “Elezi: Hera e parë që Beogradi do të kontrolloj nëntë komuna në Kosovë”.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (14 tetor) në faqen zyrtare në Facebook të “Radio Televizionit 21”.

Cila është e vërteta?

Deklarata e njohësit të sigurisë, Bedri Elezi, nuk përkon me titullin e këtij artikulli.

Deri në momentin e trajtimit, ky publikim ka mbi 30 komente.


Në kreun e lajmit raportohet për deklaratën e Elezit, ku thuhet se, “Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Click” të RTV21 tha se është hera e parë që në një vend në botë, ku udhëhiqen nëntë komuna nga organizatat terroriste”.

Artikulli më tej vazhdon edhe me deklaratën e plotë të Elezit, që, edhe sipas verifikimit të Hibrid.info, del të jetë ndryshe ajo që është përfolur, pasi në citat ai nuk konkludon, por hamendëson.

Deklarata e Elezit e cituar në artikull, dhe e plotësuar nga Hibrid.info:

“Ndoshta është për herë të parë që në Kosovë që Beogradi zyrtar do të kontrollojë nëntë komuna që janë të udhëhequra nga organizata terroriste, Lista Sërpska, siç e ka konsideruar kryeministri i Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh faktin që adresimi publik i presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, qeverisë, është qëndrim shtetëror, atë po i bie që është hera e parë që në një vend në botë udhëhiqen nëntë komuna nga organizata terroriste dhe Beogradi zyrtar, Vuçiq, ka hise në nëntë komuna”.

Titulli thekson deklaratën e Elezit mbi kontrollin e Beogradit në nëntë komuna në Kosovë, por që njohësi i sigurisë nuk e konstaton këtë, mirëpo lë hapësirë për pasaktësi, pasi thotë “ndoshta është për herë të parë…”.

Gjithashtu, Elezi këtë deklaratë e plotëson me deklarimet e krerëve shtetërorë, të cilët, sipas tij, e kanë konsideruar partinë e serbëve të Kosovës, Listën Serbe, si organizatë terroriste.

Analiza:

Titulli “Elezi: Hera e parë që Beogradi do të kontrolloj nëntë komuna në Kosovë” pasqyron vetëm pjesërisht deklaratën e njohësit të sigurisë, Bedri Elezi.

Në deklaratën e tij, Elezi ka thënë se “Beogradi zyrtar do të kontrollojë nëntë komuna që janë të udhëhequra nga organizata terroriste, Lista Sërpska, siç e ka konsideruar kryeministri i Republikës së Kosovës”, duke shtuar se “po i bie që është hera e parë që në një vend në botë udhëhiqen nëntë komuna nga organizata terroriste dhe Beogradi zyrtar, Vuçiq, ka hise në nëntë komuna”.

Pra, titulli thekson aspektin e kontrollit të Beogradit, por nuk përfshin dy pjesë thelbësore të deklaratës, që janë: hamendësimi i tij duke përdorur termin “ndoshta” dhe pretendimin se ky kontroll, sipas Elezit, realizohet përmes një organizate terroriste (Listës Serbe).

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere