Të fundit | Publikohet deklaratë e pathënë e Trumpit për Kosovën Të fundit | “The Guardian” s’ka publikuar artikull me pretendimin se si do të përfundoj… Të fundit | Me citat të vjetër nga Policia, u raportua pa bazë për arrestimin e Ikballe… Të fundit | Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaç… Të fundit | Titull i rremë në emër të BBC-së për rastin ndaj Thaçit Të fundit | Pretendohet pa fakte se paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve… Të fundit | Kosova e 47-ta dhe jo e 55-ta në IGP në kategorinë e militarizimit Të fundit | Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se shpenzimet janë bërë nga institucionet qendrore dhe lokale, ku përfshihen edhe blerja e veturave

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull me titullin “Xhipat e zi/ Për 4-vjetët e Qeverisë ‘Kurti’ u shpenzuan 16 milionë euro për vetura me qira te ‘AutoMita’ dhe ‘Mercom Company’ (Dokumente)”.

I njëjti është publikuar të martën (24 qershor) nga mediumi online “FrontOnline”.

Çka nuk shkon me titullin?

Në titull thuhet se shpenzimet për vetura me qira, në shumën prej 16 milionë eurosh, janë bërë gjatë katër viteve të fundit, periudhë kur vendi është qeverisur nga Albin Kurti. Mirëpo, nuk sqarohet se këto mjete janë shpenzuar për vetura me qira dhe blerjen e veturave të reja, dhe atë nga një numër i madh institucionesh, përfshirë komunat, ndërmarrjet publike dhe agjencitë qendrore të prokurimit.


E njëjta përmbajtje me titullin “Për 4-vjetët e Qeverisë “Kurti” u shpenzuan 16 milionë euro për vetura me qira te ‘AutoMita’ dhe ‘Mercom Company’” është publikuar nga mediumi tjetër online “Insajderi.org”.

Mungesa e sqarimit në titull se këto shpenzime janë realizuar si për vetura me qira ashtu edhe për blerjen e veturave të reja, nga institucione si ato qendrore dhe lokale, krijon hapësirë për keqkuptim nga ana e audiencës, duke lënë të kuptohet gabimisht se të gjitha këto shifra i atribuohen vetëm Qeverisë së Kosovës dhe vetëm marrjes së veturave me qira.

Kjo gjë mund të shihet në disa prej komenteve të cilët janë publikuar në postimin e këtij artikulli në faqen e portalit “Insajderi” në Facebook (shih këtu).

Në kreun e lajmit thuhet: “Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave vetëm tek dy operatorë privat: AutoMita dhe Mercom Company.” Kjo tregon për një mospërputhje ndërmjet informacionit të dhënë në titull dhe asaj që paraqitet në pjesën tjetër të përmbajtjes.

artikull raportohet se nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, kompania “AutoMita” ka përfituar kontrata nga institucionet publike në vlerë prej rreth 9.3 milionë euro për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave, ndërsa kompania “Mercom” ka përfituar kontrata të ngjashme në vlerë prej 6.8 milionë euro. Në total, të dy kompanitë kanë përfituar kontrata publike në vlerë prej rreth 16.1 milionë euro.

Lajmi po ashtu përmban shifra, data dhe përshkrime konkrete të tenderëve të fituar nga kompania “AutoMita” për furnizim me vetura te reja dhe atyre të dhëna me qira për institucionet e Kosovës gjatë periudhës  2021-2025, por jo edhe për tenderët e fituar nga kompania “Mercom”.

Një gjë e tillë krijon një pamje jo të plotë për lexuesin.


Analiza:

Titulli “Për 4-vjetët e Qeverisë ‘Kurti’ u shpenzuan 16 milionë euro për vetura me qira te ‘AutoMita’ dhe ‘Mercom Company’” krijon keqkuptim.

Shifra prej mbi 16 milionë eurosh shpenzime përfshin shpenzimet e institucioneve të ndryshme, jo vetëm të Qeverisë Kurti. Madje, ajo shifër përfshin edhe blerjen e veturave të reja dhe jo vetëm atyre me qira. Gjithashtu, nuk janë paraqitur të dhënat për të gjithë tenderët e fituar, duke krijuar një pamje jo të plotë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere