Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se rekomandimi vlen vetëm për ujin nga bunarët e pambrojtur

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“IKSHPK thirrje për kujdes: Të vlohet uji para përdorimit”, është titulli i artikullit të publikuar të martën (6 janar) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas klikimit në artikull, gjendet njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i cili doli me rekomandim për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë sjellë vërshime në disa pjesë të vendit, për shkak të ndikimit të mundshëm në shëndetin publik.


Në këtë njoftim, ndër të tjera shuhet se “qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt”.

Mirëpo, titulli i artikullit të publikuar në Kosova-sot.info, nuk e sqaron se rekomandimi vlen vetëm për qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së

Të nderuar qytetarë,

Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre:

• Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

• Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

• Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.


Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali “Kosova-sot.info” mban titullin “IKSHPK thirrje për kujdes: Të vlohet uji para përdorimit”, i cili nuk e sqaron se rekomandimi vlen vetëm për qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur.

Pas leximit të përmbajtjes, bëhet e qartë se IKSHPK nuk ka raportuar ndotje të ujit të pijshëm në përgjithësi, por ka këshilluar vlimin e ujit vetëm për qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, dhe kjo vjen si pasojë e reshjeve dhe vërshimeve të fundit.

Titulli, duke mos e përfshirë sqarimin në përgjithësi, krijon përshtypjen se rekomandimi vlen për të gjithë qytetarët.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere