Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për performimin e Rita Orës në “Sunny Hill”

HIBRID

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe”, dje (20 qershor) ka publikuar një artikull me pretendimin se këngëtarja Rita Ora do të jetë pjesë e festivalit “SunnyHill” në Prishtinë.

Mirëpo, ky portal më vonë e ka ndryshuar këtë artikull duke thënë “Megjithate Sunny Hill Festival do të mbahet në Kosovë me 4-7 gusht me apo pa Rita Oren dhe Bebe Rexhen”.

Por, edhe pse ky portal ka ndryshuar këtë artikull, hibrid.info ka arritur të ruaj dëshminë (screenshot) e publikimit me pretendimin se Rita Ora do të jetë pjesë e këtij festivali. (shih fotot më poshtë)



Vegëza e artikullit të ndryshuar i publikuar nga portali “Lecanton27.ch”:

https://lecanton27.ch/le-canton27-ch-rita-ora-nga-zvicra-ne-kosove-megjithate-sunny-hill-fesitval-do-te-mbahet-ne-kosove-me-4-7-gusht/?fbclid=IwAR14oURKGws2gPsfUl5Q0dHcnnEBRUMH1z9HY_vkHm9bXnx7QfWJ5_SROkY

Duke ditur se ende nuk është zyrtarizuar lista e plotë e pjesëmarrësve në festivalin “SunnyHill”, pra pa u bërë e qartë se cilët artistë do të performojnë, ky portal ka pretenduar pa asnjë fakt se Rita Ora do të jetë pjesë e tij.


Analiza:

Portali “Lecanton27.ch” dje (20 qershor) ka publikuar një artikull me pretendimin se këngëtarja Rita Ora do të jetë pjesë e festivalit “SunnyHill” në Prishtinë.

Mirëpo, ky portal më vonë e ka ndryshuar këtë artikull, duke e zëvendësuar me një të tjetër, të titulluar “me apo pa Rita Orën dhe Bebe Rexhën, festivali do të mbahet në Prishtinë”.

Hibrid.info ka arritur të sigurojë përmbajtjen e artikullit (screenshot) me pretendimin se Rita Ora do të jetë pjesë e festivalit të lartcekur.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere