Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se për çfarë pagesash bëhet fjalë dhe për cilat vende vlen ky vendim

HIBRID

Portali informativ “Paparaci.com”, ka publikuar sot (1 nëntor) një artikull me titull “Instagram dhe Facebook bëhen me pagesë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues sepse nuk sqaron se për çfarë llojë pagesash bëhet fjalë dhe se në cilat vende do të praktikohet ky vendim.

Lajmi në kreun e tij nuk sqaron menjëherë aspektin e pagesave por tregon se në cilat vende do të vihet në zbatim vendimi, ku thuhet “Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit Instagram dhe Facebook me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër, duke filluar nga ky muaj”.

Në vazhdim të përmbajtjes lajmi sqaron se bëhet fjalë për disa lloje të pagesave, ku thuhet “Risia e këtij fakti është se versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama”.

Hibrid.info vlerëson se titulli si i tillë lë hapësirë për interpretim se ky vendim do të  praktikohet edhe në vendin tonë, duke parë që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Instagram dhe Facebook bëhen me pagesë


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Paparaci.com”:

Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit Instagram dhe Facebook me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër, duke filluar nga ky muaj.

Risia e këtij fakti është se versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama.


Analiza:

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull në lidhje me një vendim të ri të kompanisë Meta në lidhje me pagesat në rrjetin social Instagram dhe Facebook, por që në titull nuk sqarohet për çfarë pagesa dhe për cilat shtete bëhet fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere