Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes së artikullit

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Gjermania ndan lajmin e ‘Hidhur’ shumë për mërgimtarët që erdhën në Kosovë”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull është i vjetër, i cili u publikua më 30 tetor të vitit 2020 nga portali albinfo.ch, të cilin e ka cituar “Specialja.com”.

Ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë lajm të vjetër duke u munduar ta paraqesë atë si aktual, si dhe i ka vënë titull të sajuar.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Gjermania ndan lajmin e ‘Hidhur’ shumë për mërgimtarët që erdhën në Kosovë

Ditën e hënë me 2  nëntor në Gjermani do të futen masa të reja me shumë kufizime. Një lloj lockdoën, por jo si në pranverë. Shkaku: rritja dramatike e numrit të të inf ktuarve. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE Mbrëmë ambasadori Beqë Cufaj është shprehur se pas vendimit të Qeverisë së Gjermanisë për masat e reja të mbylljes nga data 2 nëntor, kjo do t’i godasë gastronomët tanë shqiptarë në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ai është shprehur se mbyllja do të jetë jo totale, por mbyllje e lehtë, me masat e ndërmarra, por që do të godasë shumë biznese, përfshirë edhe eventet kulturore. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/02/14/gjermania-ndan-lajmin-e-hidhur-shume-per-mergimtaret-qe-erdhen-ne-kosove/?fbclid=IwAR3npKKvyEi39u1WW3rsy9aso0VVTrPmS61J-NXZlc3g75utXwFvksQu-2A

Ky lajm ka të bëjë me deklaratën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, i cili kishte thënë se pas vendimit të Qeverisë së Gjermanisë për masat e reja të mbylljes nga data 2 nëntor, kjo do t’i godasë gastronomët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.

Vegëza e artikullit të publikuar më 30 nëntor 2020 në albinfo.ch:


Më poshtë mund të gjeni deklaratën e Cufajt dhënë më 29 tetor 2020 për emisionin “Edicioni Special” në televizionin Klan Kosova.


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” e ka publikuar një lajm të vjetër të cilit i ka ndryshuar titullin, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual. Gjithashtu, në përmbajtjen e këtij shkrimi thuhet se duhet të pritet disa sekonda në mënyrë që të shfaqen pamjet lidhur me këtë ngjarje, e cila në fakt nuk hapet fare.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere