[email protected]
FSHF demanton lajmin për infektimin e futbollistëve me COVID-19
shape
shape
shape

Emisioni “Procesi Sportiv” në TopChannel ka bërë të ditur që dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë në futboll,  kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, për ndeshjen kundër Bjellorusisë, e cila pritet të zhvillohet me 4 shtator.

Kjo informatë është demantuar Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) përmes një reagimi, ku thuhet se ky lajm është i rremë dhe tendencioz.

Ky emision këtë njoftim e ka bërë në rrjetin social Facebook, por i njëjti është fshirë, pas demantimit që erdhi nga FSHF.


Postimi origjinal nga Procesi Sportiv:


Demantimi nga FSHF:

Përgënjeshtrim

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.

I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin, Memollën dhe Ismajlin.


Edhe pse në faqen e emisionit “Procesi Sportiv” është publikuar lajmi ku thuhet se dy lojtarë të kombëtares së Shqipërisë janë të infektuar me COVID-19, në anën tjetër FSHF në demantimin e tyre, i referohen tri mediave (pa përmendur emra), të cilat kanë raportuar për tre futbollistë. Duke u bazuar në reagimin e FShF-së, hibrid.info përveç artikullit të “Procesit Sportiv”, nuk ka arritur të gjejë publikime tjera, ku flitet për gjoja 3 futbollistë të infektuar.


Analizë:

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që postimi origjinal nga “Procesi Sportiv” është fshirë dhe i njëjti më vonë është demantuar nga FSHF. Në demantimin FShF-së, artikulli i publikuar nga “Procesi Sportiv” është quajtur si lajm të rremë dhe tendencioz. Në këtë frymë, edhe hibrid.info e ka klasifikuar këtë artikull si “Demantim” dhe “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Demantimi – Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve.

Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others