Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk i korrespondon lajmit

HIBRID

Disa media online në gjuhën shqipe, që operojnë në Kosovë, kanë publikuar sot (13 janar) një artikull me titull që nuk i korrespondon përmbajtjes.

Lajmi ka të bëjë me procesin gjyqësor për stafin mjekësor në spitalin psikiatrik të Lucernit, “St. Urban”, i cili kishte nisur pas një përleshje fizike mes dy pacientëve, ku si rezultat një kishte përfunduar i vdekur. Ngjarja kishte ndodhur më 14 prill 2017, pasi pacienti 37 vjeçar me prejardhje nga Kosova, kishte sulmuar një pacientë tjetër zviceran të moshës 85 vjeçare, i cili nga plagët e marra kishte ndërruar jetë.

Lajmi për vazhdën e procesit gjyqësor, rreth 4 vjet pas ngjarjes, është publikuar dje (12 janar) në versionin shqip, nga mediumi “alb.info” me seli në Zvicër.

Mirëpo, disa mediume tjera në gjuhën shqipe, e kanë publikuar këtë lajm me titull nxitës, duke pretenduar ta paraqesin vrasjen e vitit 2017 si ngjarje aktuale. Pra në titull flitet për vrasjen, ndërsa në përmbajtje për procesin gjyqësor.

Vegëzat e lajmit të publikuar nga disa media kosovare:

https://ballkani.info/kosovari-e-rreh-per-vdekje-ne-kliniken-e-psikiatrise-ne-zvicer-85-vjecarin-cfare-vendosi-gjykata/?fbclid=IwAR3ufh6PBEni1vgsTL_aGAO2m3JF4ETMQhno2kyI0eW2n05rkMbgRUGLrIU

https://indeksonline.net/kosovari-e-rreh-per-vdekje-ne-kliniken-e-psikiatrise-ne-zvicer-85-vjecarin-cfare-vendosi-gjykata/?fbclid=IwAR1bQ3_Fzb0EkCbiAy0IdRHQxQDxZIfyrCb0Obn-hIHQH47MvKsCMMv58j8



Vegëza e artikullit të publikuar nga “albinfo.ch”:

Në këtë artikull thuhet se procesi gjyqësor është bërë ndaj mjekëve që kanë qenë kujdestar gjatë natës së 14 prillit të vitit 2017 dhe jo pacientëve.

Mjekët, të cilët ishin në detyrë atë natë, konsiderohen përgjegjës për vrasjen. Kështu, padi për vrasje të dyshuar nga pakujdesia janë ngritur kundër ish-mjekut kryesor të spitalit psikiatrik të Lucernit, “St. Urban” dhe mjekut kujdestar në atë kohë.

Hetimet kanë përfunduar, njoftoi prokurori të hënën, përcjell albinfo.ch. Të dy personat janë akuzuar se të paktën kishin kontribuar në vrasjen e pacientit, si persona përgjegjës dhe punonjës të Klinikës St. Urban.


Analiza:

Në bazë të procesit të verifikimit të fakteve, rezulton që titulli i publikuar nga mediat e kontrolluara në këtë proces, kanë vënë tituj që nuk i korrespodojnë lajmit. Pra, lajmi autentik flet për procesin gjyqësor i cili pasoj pas vrasjes së pacientit, rreth 4 vjet më parë. Si rrjedhojë, rezulton që lajmi për vrasje ishte i vjetër. Mirëpo, këto media, përmes këtyre titujve, kanë dashur ta paraqesin atë si një lajm aktual. Për këtë arsye, artikulli i publikuar nga “gazetaexpress.com” rezulton të jetë “clickbait”, bazuar në metodologjinë e hulumtimit të hibrid.info.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere