Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vetura që paraqitet në video duke shkaktuar aksident është me targa të Austrisë e jo të Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje të publikuar, pretendohet se një veturë me targa të Kosovës ka aksidentuar veturën tjetër duke e shtyrë nga rruga.

Ky postim u publikua në Facebook nga faqja “JOQ News” me datë 20 shtator.

E vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi është i rremë. Vetura që shkaktoi aksidentin nuk posedon targa të Kosovës, por të Austrisë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “JOQ News” (shih këtu)


Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti artikullin e publikuar nga mediumi gjerman “bz-berlin.de” lidhur me ngjarjen. Në këtë artikull specifikohet se vetura e aksidentuar ishte me targa gjermane, ndërsa veturës që shkaktoi aksidentin i janë referuar si automjet me targa të huaja. (shih këtu)

Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se targat e automjetit që shkaktoi aksidentin, i përkasin shtetit të Austrisë, më saktësisht qytetit Krems an der Donau.

Ky qytet në targat e automjeteve ka shkronjat (KS), njëjtë sikurse automjeti që paraqitet në video. (shih këtu dhe këtu)


Kosova posedon targa me shkronjat RKS, ndërsa në të kaluarën kishte targa KS, por që shkronjat atëkohë ishin në pjesën e mesme të targave (shih këtu).


Hibrid.info vendosi ta trajtojë këtë përmbajtje me arsyetimin se e njëjta deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 370 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere