[email protected]
Ndalimi i të miturve serbë për ngjitjen e afisheve në veri paraqitet pa fakte si synim i dëbimit të rinisë serbe
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Ndalimi nga Policia e Kosovës i pesë të miturve serbë që vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, me fotografi të Stefan Nedelkoviqit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë, po paraqitet pa fakte si synim për dëbimin e rinisë serbe nga Kosova.

Pretendimi u bë përmes llogarisë në gjuhën serbe “КОРИДОР” (Koridor) në rrjetin social Telegram.

Çka dihet deri tani për këtë rast?

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, konfirmoi ai. (shih këtu dhe këtu)


Vegëza e postimit në Telegram nga llogaria “КОРИДОР” (Koridor):

https://t.me/koridorsrb/1957

Pjesë nga përmbajtja e publikuar nga llogaria “КОРИДОР” (Koridor)”:

Pas sulmit dhe dëbimit të të gjithë serbëve të shquar dhe trima, tani radha i ka ardhur dëbimit të rinisë serbe.


Ndërlidhja e vazhdueshme e ngjarjeve në veri me pretendimin për dëbim të serbëve të Kosovës

Hibrid.info ka trajtuar edhe në të kaluarën narracionin e Qeverisë së Serbisë, gjegjësisht të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ndaj situatës së sigurisë të serbëve të Kosovës.

Në shumë raste, kjo zyrë rastet e dhunës ku të përfshirë janë serbët e Kosovës, i cilëson si raste me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova, pa u mbështetur në asnjë fakt. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmbajtja e publikuar nga llogaria në Telegram nuk ofron fakte për ta mbështetur pretendimin se ndalimi i të miturve në Mitrovicën e Veriut ka të bëjë me dëbimin e rinisë serbe të Kosovës.

Kjo përmbajtje është ndërlidhje e vazhduar e institucioneve të Serbisë të ngjarjeve në veri me narracionin e pa bazë për dëbim të serbëve të Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »