Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk korrespondon me ngjarjen e trajtuar në artikull

HIBRID

Portali “mergata.eu” ka publikuar një artikull me titull “Nuk do ta besoni çka paralajmëron Zemaj nga dita e vikendit për qytetarët e Kosovës”.

Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Teksti është marrë nga një postim i ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj në profilin e tij në Facebook, i bërë nëntor të këtij viti.

Portali “mergata.eu” ka marrë postimin e vjetër të Zemajt, të cilit i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të tërheqë lexuesin të klikojë në të.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “mergata.eu”:

Nuk do ta besoni cka paralajmëron Zemaj nga dita e vikendit për qytetarët e kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mas at e reja të ndërmarra sot janë për të mirën e secilit, për të mirën e shëndetit publík dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Mas at e sotme nuk janë b llokim i shtetit, por lëvizje e kont rolluar me rígorozítet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”.

“Të vetëdijshëm për shtrírjen e madhe të víru sit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim ma sa të f orta kundër víru sit.

“Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për mas at e veçanta në shtatë komuna : Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime. Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të inf ek sionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!”

Vegëza e artikullit të publikuar në “mergata.eu”:

https://mergata.eu/nuk-do-ta-besoni-cka-paralajmeron-zemaj-nga-dita-e-vikendit-per-qytetaret-e-kosoves/


Zemaj më 6 nëntor në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte shkruar se “masat e reja anti-covid janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme”.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Zemajt, të cilin e ka shkruar më 6 nëntor në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3552465451466976


Analiza:

Portali “mergata.eu” ka përdorur një njoftim të vjetër të Zemajt, të cilin e ka publikuar më 9 dhjetor duke i dhënë titull të rremë. Me këtë veprim ky portal synon që të tërheqë lexuesin të klikojë në artikull.  Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky shkrim kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere