[email protected]
Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet është paralajmëruar rritja e çmimit të naftës
shape
shape
shape

Portali informativ “GazetaDemos” dje (12 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Sekretarja e Thesarit: Çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli është përgjithësues që nuk tregon se për sekretaren e Thesarit të cilit shtet bëhet fjalë.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së dimrit, kur Bashkimi Evropian do të shkurtojë ndjeshëm blerjen e naftës ruse”.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit duke i bërë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë deklaratë të ndonjë zyrtari të Thesarit të Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:


“Ekziston rreziku, ndaj po punojmë për vënien e një çmimi tavan në përpjekje për të trajtuar situatën”, tha zonja Yellen për rrjetin CNN.

“Rritja e çmimit mund të shkaktohet nga ndërprerja e blerjes së naftës ruse nga Bashkimi Evropian dhe ndalimi i shërbimeve që lejojnë Rusinë që të transportojë naftë me anije çiesternë”, tha ajo.


Pra, qartësimi i lajmit bëhet i ditur vetëm në përmbajtje të artikullit përderisa, përmes titullit dhe fotografisë, kjo nuk bëhet.


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com” nuk bëhet e ditur se për sekretaren e Thesarit të cilit shtet bëhet fjalë, e cila ka deklaruar se gjatë dimrit mund të rritet çmimi i naftës.

Kportal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve se për sekretaren e cilit shtet bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se bëhet fjalë për sekretaren e Thesarit në shtetin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others