Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e sqarojnë se bëhet fjalë për sportin e basketbollit në konkurrencën e femrave

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova në grup me Maltën e Qipron”, duke i bashkëngjitur një fotografi ilustruese të përfaqësueses së Kosovës në futboll në konkurrencën e meshkujve (këtu).

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se bëhet fjalë për shortin e hedhur për FIBA Kampionatin Evropian të basketbollit (Shtetet e Vogla) në konkurrencën e femrave, gjë që sqarohet vetëm në përmbajtje të artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Kosova-sot.info”:

https://archive.is/q3m96


Hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin zyrtar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku tregohet se për herë të parë në vendin tonë do të mbahet FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave. Ndërsa në këtë short, Kosova ndodhet në Grupin A, me Qipron dhe Maltën. (shih këtu)


FIBA, është organi drejtues botëror i basketbollit, e cila organizon dhe mbikëqyrë garat ndërkombëtare duke përfshirë Kupën Botërore të Basketbollit FIBA, Kupën Botërore të Basketbollit të FIBA-s për femra dhe Turneun Olimpik të Basketbollit. (shih këtu)


Analiza:

Një portal informativ ka publikuar një artikull për ndeshjen e basketbollit që do të mbahet në Kosovë në konkurrencën e femrave, por në titull nuk ka sqaruar se bëhet fjalë për ngjarje nga sporti i basketbollit, dhe i ka bashkëngjitur kështu edhe një fotografi të përfaqësueses së Kosovës në futboll (meshkuj), duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për short në sportin e futbollit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere